Sot nis mësimi online në universitete për një muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

130 mijë studentë në të gjitha ciklet, fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, ndërsa 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.

Vijimi i mësimit online u komunikua, pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Më herët ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se çdo Universitet, tashmë ka gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sakaq kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se ky nuk do të jetë vendimi i vetëm, pasi po shqyrtohet edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish- Bllokut pas orës 22:00.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një prej zonave më të frekuentuara...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm...

Lajme të tjera

Web TV