Kendall Jenner feston  ditëlindjen e 25-të, nuk respektohen masat antiCovid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kendall Jenner nuk e ka lejuar që pandemia që po përshkon botën, të afektojë edhe në ditën e lindjes së saj.

Ajo gjatë ditës së shtunës, kishte mbledhur një numër të konsiderueshëm të shoqërisë, në një hotel në West Hollywood, shkruan ‘Daily Mail’.

Të ftuarit duhet të ishin negativ me COVID-19, në të kundërt nuk do t’u lejohej hyrja për në festë.

Edhe pse në një kartë të vogël organizatorët kishin paralajmëruar të mos postohej asgjë në rrjete sociale, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në njërën prej videove ajo shihej e veshur si Pamela Anderson, personazh ky që ajo zgjodhi të jetë për Halloween.

Me një maskë në fytyrë, Kendall shihet duke fryrë qirinjtë, teksa të tjerët këndonin për të.

Një tjetër përdorues i Twitter, @winniiew, shtoi, ‘Kjo festë Halloween-i / ditëlindje për Kendall Jenner me aq shumë njerëz, 0 distanca sociale dhe të vetmit që mbajnë maska janë punonjësit e shërbimit. Hanë të pasurit,  Unë e urrej këtë. ‘

As Jenner, as ndonjë nga anëtarët e familjes së saj, as ndonjë nga të ftuarit e famshëm të pranishëm nuk kanë folur ende për festën.

Festa e Halloween vjen vetëm disa javë pasi Kim Kardashian u përball me kritika për fluturimin e familjes dhe miqve të saj në një ishull privat për të festuar 40 vjetorin e lindjes./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë të humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Lajme të tjera

Web TV