Basha takim me studentët: Situata dihej, mësimdhënia online të mos ndërpritej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me studentët në Qytetin Studenti.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës u shpreh ndër të tjera se situata e pandemisë është keqmenaxhuar duke shtuar se kryeministri Edi Rama ka treguar papërgjegjshmëri ndaj studentëve.

Para dy ditësh im atë kishte ditëlindjen dhe nuk ka gjë më të dhimbshme se sa ta urosh në distancë. Masat për studentët duhet të ishin marrë më parë pasi kjo situatë dihet.

Mësimdhënia  si në çdo vend tjetër të rajonit të mos ndërpritej. Prej 5 javësh kemi kërkuar infrastrukturën për mësimin online”, tha ndër të tjera Basha.

Më tej Basha theksoi se Qeveria i ka të gjitha mundësitë të blejë pajisje mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe t’i vërë të gjithë në betejë në luftën kundër COVID-19.

Sot kanë marrë kredi për të blerë ilaçe kundër pandemisë. Të marrësh kredi për të paguar antibiotikët nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Sot nuk është momenti për të bërë fushatë elektorale me mjerimin dhe pandeminë.

Sot jo spitalet publike, por edhe shumica dërrmuese e klinikave privatë janë në kolaps. Ju la të paguani shpenzimet dhe tre ditë para ju tha do ta anulojmë, është e patolerueshme.

Në planin tonë do të stimulojmë rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët. Rritje reale do të thotë të kapim nivelin e Kosovës. Po ti jepet fund vjedhjes që po bëhet edhe në kohën e pandemisë, paratë dalin dhe teprojnë për të marrë këto masa. Dalin edhe për të ndihmuar shëndetësinë. E keqja do të largohet me 25 prill dhe ne do t’i kthejmë njerëzve optimizmin për nesër”, tha Basha.

Lexo edhe :  Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë!

Takimi i Bashës vjen në një ditë kur duhej të niste viti i ri akademik, por për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mbyllte auditorët e universiteteve duke i rihapur rrugë edhe një herë mësimit online.

Pak minuta më parë, studentët mbyllën protestën para Ministrisë së Arsimit pikërisht për të kundërshtuar mësimin online dhe mbylljen e universiteteve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV