Trump kritikon Evropën për rikthimin e izolimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar vendimet e shteteve europiane për të rikthyer izolimin kombëtar, duke i përshkruar masat e vendosura si drakoniane.

Gjatë fushatës së zhvilluar në Michigan, Trump siguroi qytetarët se nuk do të përjetojnë asnjë izolim të tillë të dytë.

Ai paralajmëroi se Biden do të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, duke imituar masat e ashpra.

Çfarë po bën Europa? Mendoj se duhet të kaloj andej t’ua shpjegoj”, tha Presidenti gjatë fushatës.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson të shtunën njoftoi izolimin deri në dhjetor, duke ndjekur kështu Gjermaninë, Francën dhe Austrinë.

Biden dhe Trump janë përpjekur deri në minutat e fundit të takimeve për të tërhequr sa më shumë votues rreth vetes.

Biden, i cili deri më tani ka një epërsi të ndjeshme ndaj Trump, përmendi edhe njëherë shifrat e larta të viktimave të shkaktuara nga Covid-19, rreth 230 mijë personave.

Ndërkohë, eksperti kryesor i sëmundjeve infective i qeverisë amerikane, Dr.Fauci tha se vendi duhet të përgatitet për rritje të rasteve me koronavirus.

Dr.Fauci, i cili është pjesë e Task Forcës së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, shtoi se beson që kandidati democrat Joe Biden “po e sheh pandeminë seriozisht nga një perspektivë e shëndetit publik, ndërsa Trump po “e shikon nga një këndvështrim tjetër”./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV