OKB: Arabia Saudite mund të ketë hakeruar telefonin e Jeff Bezosit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thonë se zyrtarët sauditë mund të kenë ndërhyrë në celularin e presidentit të firmës Amazon, Jeff Bezos njokohësisht pronar i gazetës Washington Post, në përpjekje për të ndikuar tek mbulimi i lajmeve të kësaj gazete për Arabinë Saudite.

Hetuesit thanë në një raport të publikuar të mërkurën se në celularin e miliarderit ishte dërguar një video e infektuar nga llogaria WhatsApp e princit saudit të kurorës Mohamed bin Salman.

“Hakerimi i dyshuar i telefonit të zotit Bezos dhe i të tjerëve, kërkon një hetim të menjëhershëm nga SHBA dhe autoritete të tjera përkatëse,” thanë raportuesit specialë të OKB-së në Gjenevë, Agnes Callamard dhe David Kaye.

Sipas ekspertëve që analizuan telefonin e zotit Bezos në vitin 2019, regjistrimet tregonin se brenda disa orësh pas marrjes së videos, “në sjelljen e telefonit ishte vënë re një ndryshim anormal dhe ekstrem”.

Ekspertët thanë gjithashtu se në muajt në vijim, nga telefoni i zotit Bezos ishin transferuar sasi të mëdha të dhënash.

Ambasada saudite në Uashington e mohoi prerazi sulmin kibernetik, duke komentuar në Twitter se njoftimet e mediave për hakerimin e telefonit “janë absurde”. Ambasada bëri thirrje gjithashtu për një hetim mbi çështjen, në mënyrë që, siç u shpreh ajo, “të mund të kemi të gjitha faktet”.

Raporti ka të ngjarë të keqësojë marrëdhëniet midis mbretërisë Saudite dhe Jeff Bezosit, njeriut më të pasur në botë.

Të fundit

Zbulohen hapat që duhet të ndjekin emigrantët për të votuar

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se në datën 11 janar do të filloi dhe procesi...

Moti i keq ‘mbërthen’ SHBA-në, priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade

Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të Bashkuara të...

Tërmeti i fortë godet El Salvadorin, ja sa ishte magnituda

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane vlerëson magnitudën e tërmetit që goditi El Salvadorin të dielën mbrëma (05/01) në 6.1 Rihter. Tërmeti ishte në një thellësi prej 87 kilometrash...

VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë

Çudira nga Portugalia, aty ku si zgjidhje për mos anulimin e një ndeshje në Ligën e Dytë të futbollit ka shërbyer qumështi. UD Oliveirense -...

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se...

Lajme të tjera

Web TV