Kursimet e familjeve shqiptare ishin 8,4 herë më të larta se borxhet më 2019

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasuritë financiare të familjeve shqiptare në formën e depozitave dhe llogarive bankare, sigurimeve në skemat e pensioneve, derivateve financiare etj arritën vlerën e 2 trilionë lekëve në vitin 2019. Kjo shumë ishte 8.4 herë më e madhe se borxhet që ata kanë.

Banka e Shqipërisë publikoi statistikat e llogarive financiare kombëtare prej të cilave rezultoi se vetëm familjet kanë një bilanc pozitiv në raport me qeverinë dhe bizneset pasi i kanë kursimet shumë më të larta se detyrimet.

Të dhënat e Bankës tregojnë se detyrimet financiare të familjeve shqiptare ishin 236 miliardë lekë më 2019, duke u zgjeruar me 8% në raport me një vit më parë. Megjithë bilancin pozitiv detyrimet e familjeve shqiptare u rriten me ritmin më të lartë që nga viti 2013, kur nisi të matej ky tregues.

Banka e Shqipërisë përllogarit se ekonomitë familjare, zotërojnë rreth 33% të totalit të mjeteve financiare të brendshme. Në harkun kohor një viti, mjetet e këtij sektori u zgjeruan me rreth 98 miliardë lekë dhe në fund të 2019 shënojnë 2,002 miliardë lekë.

Instrumenti kryesor i përdorur nga ekonomitë familjare, vijon të jetë “monedha dhe depozitat”, i cili përfaqëson 54% të mjeteve financiare të këtij sektori, në fund të 2019.

Ndërkohë “kapitali dhe aksione në fonde investimi” përbën 35% të totalit të mjeteve financiare, ndjekur nga “letra me vlerë të borxhit” 4% dhe në masë më të vogël pretendimet në “sigurime dhe skemat pensioneve” 0.2%.

Zgjerimi vjetor në mjete financiare të këtij sektori i atribuohet në masën me të madhe rritjes së investimeve në “monedha dhe depozitat” prej 63 miliardë lekë, ndjekur nga zgjerimi i “llogari të tjera të arkëtueshme” prej 27 miliardë lekë, dhe “kapitali dhe aksione në fonde investimi” me rreth 18 miliardë lekë. Ndërkohë, zotërimet në “letra me vlerë” ranë me rreth 10 miliardë lekë.

Lexo edhe :  VIDEO: Mori 7200 vota, Myslim Murrizi shton darkë për demokratët e Tiranës

Ndërsa detyrimet e ekonomive familjare përbëhen kryesisht nga kreditë hipotekore, të cilat zënë peshën më të madhe të totalit, ndjekur nga kreditë konsumatore dhe huatë e tjera. Në një total prej 224 miliardë lekë detyrimi në “hua” të këtij sektori në fund të vitit 2019, kredia hipotekore përbën rreth 52%. Detyrimi në “hua” i ekonomive familjare, referuar fundvitit 2018 u zgjerua me +17.4 miliardë lekë.

Transaksioni (fluksi) në “hua”, pastruar për efekt të kursit të këmbimit dhe ndryshime të treja, gjatë vitit 2019 shënon një zgjerim prej +18.1 miliardë lekë. Detyrimi në “hua” ndaj sektorit të korporatave depozituese përveç Bankës Qendrore (bankave të nivelit të dytë) u rrit me 12.2 miliardë lekë në nivelin e 194 miliardë lekë, ndërsa “huatë” me institucionet e tjera financiare u zgjeruan me 3 miliardë lekë, në nivelin e 28 miliardë lekë./B.Hoxha/marrë nga monitor/

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV