Rama për sulmet në Vjenë: Vlerat tona më të forta se çdo ekstremizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vienë.

Zemër i thyer nga sulmi terrorist në Vjenë që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë,” shkruan Rama në Twitter.

Pas Sulmi të shumëfishtë me armë në Vjenë mbetën të vrarë 4 persona.

Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë janë plagosur – disa rëndë – pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme, në qendër të qytetit të hënën në mbrëmje.

Një sulmues u qëllua për vdekje nga policia, thanë zyrtarët, dhe një u arrestua, transmeton BBC.

Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, e përshkroi sulmuesin e vrarë nga policia si një “terrorist islamik”.

Viktimat janë dy gra dhe dy burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere. Gruaja e dytë vdiq nga plagët e saj në spital, thanë raportet.

Viktimat ishin në një zonë të qendrës së qytetit të mbushur me njerëz në bare dhe restorante, afër sinagogës qendrore të Vjenës, por nuk është ende e qartë nëse ajo ishte shënjestra e sulmit.

Të fundit

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë

Autobusi i skuadrës serbe të futbollit ka mbërritur në “Arenën Kombëtare”. Rrugës, pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë,...

Analiza: Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato...

Goli që duhet t’i bëjmë Serbisë… dhe unë “antishqiptari” që mendoj se mund të na mundin

Nga Martin Leka Ka shpërthyer një histeri patriotike për ndeshjen Shqipëri-Serbi që zhvillohet pas pak orësh në Tiranë. Që nga tifozët, spordashësit, politikanët, tregtarët, patriotët, trutharët,...

“Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”/Tifozët dhurojnë spektakël para ndeshjes ndaj Serbisë

Ditën e sotme, në orën 20:45, në stadiumin Air Albania do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Ndërkohë...

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të "një ekosistemi të vërtetë pushtimi politik", sipas një...

Lajme të tjera

Web TV