Përse Princi William e mbajti të fshehtë infektimin me COVID-19?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi William ka rezultuar pozitiv me coronavirus në muajin prill, po ai vendosi të mbante këtë lajm larg publikut.

The Sun raportoi të hënën se William, 38 vjeçar, ishte ‘goditur’ fort nga COVID-19 gati shtatë muaj më parë. Në dritën e faktit se babai i tij Princi Charles, 71 vjeç, ishte kontraktuar me virusin pak para diagnozës së tij, William nuk donte të alarmonte më tej publikun me lajmin që ai gjithashtu u sëmur.

William u shikua nga mjekët mbretërorë në shtëpinë e tij në fshat, Anmer Hall, ku u bë karantinë në javët e para të pandemisë. Princi nuk kishte nevojë të vizitonte spitalin, ndërkohë as Kate Middleton dhe as fëmijët e tyre, Princi George, 7 vjeç, Princesha Charlotte, 5 vjeçe dhe Princi Louis, 2 vjeç, nuk kontraktuan virusin.

Ndërsa Princi Charles u tha të kishte përjetuar ‘simptoma të lehta’, Princi William u ‘godit shumë rëndë’, sipas burimit.
“Në një fazë ai po përpiqej të merrte frymë, kështu që padyshim që të gjithë rreth tij ishin goxha në panik”, tha burimi për The Sun.

Në një rast të papritur që Mbretëresha Elizabeth, Princi Charles dhe Princi William të vdisnin, Princi George do të ishte teknikisht i radhës për të qenë monarku.
Princi William ishte infektuar me coronavirus në fillim të këtij viti, por Pallati Mbretëror e ka fsheh prej publikut

Sipas BBC-së princi William, i dyti në radhë për fronin Britanik, doli pozitiv për coronavirus në fillim të këtij viti, por nuk iu tha publikut,.

Gazeta The Sun së pari shkroi për infektimin e Princit, duke raportuar se William i tha një “miku” se nuk po del në publik sepse “Kishte gjëra të rëndësishme që po ndodhnin dhe nuk doja ta shqetësoja askënd”.

Lexo edhe :  Ra mbi 30 kile nga pesha: Lizzo zbulon sekretet e saj të dobësimit

Princi William bëri një pushim shtatë-ditorprej dates 9 prill deri më 16 prill.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Ndihmoi 38 vjeçarin që rrahu punonjësen e OSHEE dje, arrestohet bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ndihmoi Spartak Carën të largohej nga vendi i...

Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Kujtesa e mirë është një shenjë e shëndetit optimal të trurit. Disa priren të kenë mangësi në kujtesë me kalimin e moshës; të tjerët...

Françesku, papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të Hënën pas Pashkëve, po thyen traditën lidhur me vendin ku do të prehet – duke zgjedhur një...

Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për...

U nda nga e dashura pasi surprizoi Eglin? Olsi shuan thashethemet

Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka vendosur të shuajë thashethemet lidhur me marrëdhënien e tij me gazetaren, Denada Lura. Dyshimet për një mundësinë...

Lajme të tjera

Web TV