Apartamenti ku jetonte terroristi shqiptar në Vjenë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasësi shqiptar i Vjenës, Kujtim Fejzullahu, ka jetuar në një ndërtesë në rajonin Donaustadt, i cili ndodhet në pjesën verilindore të Vjenës.

Në orën, 1:30 të mëngjesit të sotëm, policia theu derën dhe u fut brenda në banesë.

Pas sulmit në qendër të Vjenës, bastisje të shumta shtëpish u kryen në afërsi të apartamentit të autorit të sulmit terrorist në qytetin e Vjenës.

Terroristi (20 vjeçar), i cili u ekzekutua nga policia austriake pas sulmit, ka jetuar në një komunitet në mes të qytetit të Danubit.

Në orën 01.30 të mëngjesit, banorët u zgjuan nga një shpërthim – policia kishte përdorur një lëndë shpërthyese për të arritur në banesën e vrasësit, i cili ishte qëlluar rreth katër orë para, pranë Kishës së Shën Rupertit.

Të gjithë e kemi dëgjuar zhurmën. Ka gjithmonë trazira, por diçka e tillë më ka shtangur”, tha një fqinj i vrasësit gazetës “Heute”.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte. U ngrita dhe eca drejt te dera dhe shikova jashtë. Unë pashë vetëm figura të zeza sepse nuk i kisha syzet”, tha KS.

Ai jetonte poshtë banesës së vrasësit. Vetëm kur ka vendosur syzet, ai atëherë e kuptoi se ishte çështje e njësive të policisë.

Tani ka ende rrënoja të derës së thyer të apartamentit në korridor./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Kufizimi i automjeteve, eksperti: Të riformatohet infrastruktura rrugore

Teksa qeveria qendrore ka hedhur për konsultim një projektligj për kufizimin e përdorimit të automjeteve nga qytetarët, ekspertët e...

“Psikopat, i sëmurë”/ Kundër kujt shpërtheu kështu Egli?

G-Bani dhe Xumi bënë plan me njëri-tjetrin që të trembnin banorët e “Big Brother VIP 4”. Xumi ishte fshehur në një dollap të lavanderisë...

Po rritet euro! E nis vitin pozitivisht, rikuperohet edhe dollari e paundi

Monedha europiane e ka nisur vitin pozitivisht teksa është rritur me disa pikë. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë bën të ditur se euro...

Nga data 1 shkurt ulet çmimi i energjisë, ja cilat kategori do të prekë ky vendim

Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë ulja e çmimit të energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë, do të nisë të martën shqyrtimin...

Dosja Partizani/ Shtyhet seanca për Berishën, ja kur pritet të mbahet

Gjykata e Posaçme shtyn për në 20 janar, ora 10:00 seancën paraprake të dosjes “Partizani”. Seanca e sotme u ndërpre pas 4.5 orësh për...

Lajme të tjera

Web TV