Rruga Polis-Librazhd, Balla: Rruga e re e kthen Polisin në një zonë tërheqëse për agroturizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra inspektuan fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës kryesore të Polisit në Librazhd.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaron se edhe pse këtë vit tepër të vështirë për financat e publike, e mbajtëm fjalën e dhënë popullit të shkëlqyer të Polisit në Librazhd.

Sipas Ballës, rruga e re e kthen Polisin në një zonë tërheqëse për agroturizmin, duke u mbështetur në mikpritjen dhe traditën e rrallë të polisarëve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

#tinukdojeshkurrëvetëm?????

Në këtë vit tepër të vështirë për financat e publike, e mbajtëm fjalën e dhënë popullit të shkëlqyer të Polisit në Librazhd, duke filluar ndërtimin e rrugës kryesore të kësaj zone. Bashkë me Kastriotin Bashkia Librazhd si në çdo rast ndoqëm nga afër punimet e filluara nga kompania zbatuese.

Por bashkë me ne edhe shumë banorë të Polisit, nga Gurshpata në Polis Sheh, nga Qendra në Gostimë, na u bashkuan në një bisedë spontane për këtë investim të rëndësishëm, i cili do të transformojë tërësisht këtë zonë.

Rruga e re e kthen Polisin në një zonë tërheqëse për agroturizmin, duke u mbështetur në mikpritjen dhe traditën e rrallë të polisarëve. Siç kishim rënë dakord me banorët, ky Vit i Ri që po vjen do të na gjente me rrugën e re.

Të fundit

Horoskopi ditor, 7 Qershor 2024

Dashi Kjo është një periudhë e cila do ju shohë mjaft të zënë me gjithë ato raporte, të cilat nuk...

“Motiv” nga Alban Skënderaj/ Ledion Liço dy fjalë për këngëtarin

Alban Skënderaj zgjodhi që koncerti i tij, i cili ka nisur mbrëmjen e sotme, të mbajë një titull shkëputur nga refreni që e bëri...

4 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur në një përplasje trenash në Çeki

Një përplasje ndërmjet një treni udhëtarësh me një tren mallrash në Republikën Çeke, la pas vetes të paktën katër të vdekur dhe 23 të...

Dritan Goxhaj: “Priten përplasje”

TIRANË- Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka dhënë alarmin se nëse  Ukraina bie përballë Rusisë, atëherë Polonia rrezikon të hyjë në luftë. Ky paralajmërim...

Gati 34 qendra shëndetësore verore për sezonin e ri turistikWe

34 qendra shëndetësore verore janë gati tanimë në funksion të sezonit të ri turistik që sapo ka nisur. Nga Thethi deri në Ksamil, turistët të...

Lajme të tjera

Web TV