Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku një 11-vjeçar është mbytur teksa ka qenë duke u larë në lumin Rrapun.
“Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.