Biden triumfon në Winsconsin/ Trump: Kërkoj rinumërimin e votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat e huaja raportojne se në Wisconsin është mbyllur numërimi dhe 10 votat elektorale do të shkojnë për Joe Biden.

Ky shtet ishte një nga fushë betejat, ku gjatë numërimit kishte disa herë përmbysje sa për njërin dhe tjetrin kandidat. Rezultati ishte i ngushtë dhe sipas Washington Post, në fund Biden e mposhti me 0.6% Donald Trump.

Pas kësaj, ekipi i Presidentit Trump kërkon rinumërim të votave në Wisconsin.

“Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin. “Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë. Ka patur njoftime për parregullsi në disa zona të shtetit që ngrejnë dyshime serioze për vlefshmërinë e votave”, u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.

Pak më herët, Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump akuzoi demokratët se po përpiqen të shtojnë votat për Biden në të gjithë vendin.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit/ Lëshohen 100 raketa drejt Jerusalemit

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se Irani ka filluar valën e dytë të sulmeve në kuadër të Operacionit “Premtimi i...

Bombardimet e Izraelit vrasin këshilltarin e lartë të Khameneit, Irani hakmerret

Mediat iraniane konfirmuan sot se Ali Shamkhani, këshilltari i liderit suprem Ali Khamenei, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë sulmit të djeshëm...

E rëndë në Itali/ Ish-burri vret 45-vjeçaren shqiptare, viktima nënë e dy fëmijëve

Një ngjarje kriminale ka tronditur qytetin e Tolentinos në provincën e Maceratës, në Itali. Një grua 45-vjeçare, e identifikuar si Gentja Hudhra, me origjinë shqiptare,...

Sa mund të zgjasë ‘kriza’ e re midis Izraelit dhe Iranit!/ Rreziku i përshkallëzimit

Rrënojat e një rakete iraniane në shkretëtirën jordaneze. Një dron-kamikaz i kapur pranë Detit të Vdekur. Mbrojtja ajrore amerikane në veprim për të ndalur...

Kërkon lirinë, Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren për rekursin e Veliajt

Gjykata e Lartë ka caktuar gjyqtaren që do të shqyrtojë rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në paraburgimin...

Lajme të tjera

Web TV