Udhëzimi i ri për patentat dhe pronarët e automjeteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshon procedura për pajisje me leje drejtimi automjetesh. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një udhëzim të ri sa i përket aplikimit që kandidatët për leje drejtimi duhet të bëjnë. Të gjitha shërbimet tashmë për lejen e drejtimit do të kalojnë nëpërmjet portalit shtetëror “e-Albania”, gjë e cila prek në mënyrë direkte procesin edhe për autoshkollat, por edhe për kandidatët.

Sipas udhëzimit të interesuarit për të përfituar leje drejtimi duhet të bëjnë fillimisht një regjistrim në portalin “e-Albania” si kandidatë, në seksionin e dedikuar në këtë faqe.

Udhëzimi detyron edhe Autoshkollat që të paraqesin dokumentet e kandidatit në “e-Albania”, nga ku më pas do të bëhet verifikimi i tyre nga DRSHTRR, “nëse autoshkolla plotëson  kriteret  teknike  dhe  profesionale  për  të ushtruar veprimtarinë sipas përcaktimeve të licencës.”

Gjithashtu të gjithë personat e interesuar, që nuk janë shtetas  shqiptarë,  mund  të  pajisen  me  leje  drejtimi të mjetit, pasi të paraqesin dokumentet e përcaktuara në nenin 311 po në portalin shtetëror “e-Albania”, shkruhet më tej në udhëzim.

Në një tjetër udhëzim, ministria e Infrastrukturës ka vendosur edhe transferimin e një shërbimi tjetër në portal. Në këtë rast nëse certifikata e pronësisë së mjetit tuaj shkatërrohet, humbet, dëmtohet apo vidhet, udhëzimi informon se çdo shtetas duhet të paraqitet në portalin “e-Albania” për zëvendësimin e tij, ku në të do të gjejë:

  1. Aplikimin dhe shërbimin  e  kërkuar,  i  cili përmban dhe formularin e shërbimit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;
  2. Deklarimin për  humbjen  e  certifikatës  së pronësisë, e shprehur në modelin e shkronjës “a”, të pikës 1 të këtij neni”

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV