Trajneri i Partizanit, Daja: E nisëm keq dhe nuk ishim mjaftueshëm cinikë, na dënon merkatoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani e nisi me humbje sezonin e ri dhe, duke folur pas dështimit në minutat e fundit ndaj Kastriotit, trajneri i Partizanit, Ilir Daja, nuk e fshehu zhgënjimin me skuadrën e tij, teksa kishte patur të tjera pritshmëri.

“Nuk e nisëm mirë ndeshjen, – ka thënë ai. – I ndërtuam keq aksionet. Kishim shanset tona për të shënuar dhe mund t’i jepnim lojës drejtimin e duhur. E dhuruam golin, duke pasuar gabim në mesfushë. Pjesën e dytë bëmë gjithçka mirë, barazuam, kontrolluam lojën dhe në momentin më të mirë e pësuam.”

“Me një kundërsulm, pësuam një gol, që të vjen keq, – ka vijuar trajneri i kuqve kryeqytetas. – Duhet të jemi më cinikë, sidomos tani në fillim të kampionatit. Kemi vetëm katër mbrojtës, pjesa tjetër janë lojtarë të përshtatur dhe të rinj. Në fillim të kampionatit nuk doja t’i ngarkoja emocionalisht. Kjo u pa edhe te lojtarët me përvojë, jo më tek të rinjtë. Strategjia ishte të ndërhynim në merkato dhe e kishim gati listën. Nuk ishte në dorën time.”

“E gjeta me merkato të mbyllur, – ka kujtuar Daja. – Do të vazhdojmë me këta që kemi. E dimë se kemi shumë mangësi, sidomos te numri i lojtarëve mbrojtës. Nuk kam dëshirë që ekipi të reagojë, pasi pëson gol. Lëvizëm më shumë dhe kishim dëshirë, por jo manovër të kristalizuar. Lojtarët me eksperiencë deri në momentin e fundit reaguan dhe kjo më kënaq. Isha i kënaqur me reagimin, nga një pjesë e parë jo e mirë te një pjesë e dytë ku dominuam. Normalisht kjo nuk mjafton te Partizani.”

Të fundit

Rita Ora thotë se miqtë janë xhelozë për martesën e saj

Ka mjaftuar një bisedë në podkastin “Table Manners” që ylli i popit të flasë pa doreza për marrëdhënien me...

Mikrofinanca, zgjidhja mes halleve!

Ja sepse: Jep 360 milionë Euro kredi të reja, të disbursuara mesatarisht çdo vit, është huadhënësi kryesor në bujqësi, me 85% të financimit total,...

Vrasja e recepsionistit/Dëshmon nëna e një prej të arrestuarve: Me pronarin kishin sherre

Nëna e Daniel Qoses njërit prej të arrestuarve pas vrajses së recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi ka dëshmuar për Report Tv. ajo shprehet se...

Më 11 qershor mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste

Më 11 qershor në orën 17:00 do mblidhet Asambleja e Kombëtarë e Partisë Socialiste. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të zhvillojë mbledhjen online. Në...

Meloni mund të jetë Kingmaker në BE, po Tirana ku është?

Nga Frrok Çupi: Sot është dita e dytë e zgjedhjeve për në Parlamentin Europian, në 21 shtete. Partitë e djathta pritet të fitojnë shumicë. Në...

Lajme të tjera

Web TV