Trajneri i Kastriotit, Ndreu: Është vetëm një ndeshje, përtej fitores, skuadra merr notën 8

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të mërkurën pasdreke, Kastrioti arriti një fitore të madhe, teksa ekipi i Ramadan Ndreut triumfoi 2-1 ndaj Partizanit, në takimin që u zhvilluar në stadiumin e qytetit të Kamzës.

Tri pikë shumë të rëndësishme për krutanët e rikthyer në elitë, teksa trajneri Ndreu analizoi takimin duke u shprehur se skuadra e tij e mendon gjithmonë fitoren. Ndreu ka zbuluar gjithashtu se në diskutimin që kishte me presidentin, i kishte kërkuar që të kishin një skuadër të fortë në fillim të kampionatit, pasi në fund të gjithë të tillë janë.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, në çdo sekondë ne mendojmë ta fitojmë ndeshjen, – ka thënë trajneri i Kastriotit. – Ishte një ndeshje e luftuar. Ishim shumë të kujdesshëm në fazën e mbrojtjes dhe e kishim përgatitur kështu ndeshjen dhe në fund ia dolëm. Por kjo ishte vetëm një ndeshje. Në miqësore kemi luajtur mirë dhe kemi dhënë shenja se skuadra funksionon. Nëse në plan të parë kemi lojën luftarake atëherë mund t’ia dalim të marrim rezultate pozitive.

“Skuadra merr notën 8, kishte momente të veçantë, sidomos në mbrojtje, ku ishim shumë mirë, – ka vijuar kreu i stolit krutan analizën e tij. – Unë kam besim se skuadra do funksionojë mirë në të dyja fazat e lojës. Unë në konsultimet e mia, me presidentin kemi debatuar që skuadra të jetë e fortë në fillim të kampionatit, të jetë më e fortë se në fund, pasi në ndeshjet e fundit të gjithë janë të fortë. Duhet të synojmë pikët maksimale gjithmonë.”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Balla i kujton demokratëve Bashën: Ju la Luli mangët!

Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin ka marrë fjalën në Kuvend pas fjalës së deputetes Jorida Tabaku, e...

“Sapo ishe martuar, ne ishim bashkë…” Ronaldo përlot me mesazhin për Diogo Jota

Cristiano Ronaldo ka shpërndarë një mesazh prekës pas lajmit tronditës për vdekjen e shokut të ekipit në kombëtaren portugeze, Diogo Jota. I prekur, Ronaldo kujtoi...

“Po më nxini jetën!” SPAK u sekuestroi 4 mln euro, babai i Suel Çelës: Kam 35 vite…

Babai i Suel Çelës, Petrit Çela, ka reaguar pas njoftimi të bërë këtë të enjte nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lule, lot dhe heshtje në Anfield, tifozët e Liverpoolit nderojnë Diogo Jotën (FOTO)

Qindra mbështetës të klubit kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit për të vendosur lule, shalla të kuq, fanella të Jotës dhe...

“Do na mungosh shumë…” Jurgen Klopp shpreh dhimbjen për Diogo Jota

Jurgen Klopp i ka bërë homazh Diogo Jotas, njeriut që e solli te Reds nga Wolverhampton në vitin 2020. Sot erdhi lajmi se sulmuesi portugez...

Lajme të tjera

Web TV