Tatimet ndryshojnë zyra, ja ku i gjeni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Tatimeve për Tiranën zhvendoset pranë ish- fushës së aviacionit. Pas shpalljes si objekt i pabanueshëm prej dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, në përmbyllje të procedurave për marrjen me qira të ambienteve të punës, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës është vendosur në një mjedis të ri.

Drejtoria Rajonale e Tiranës po vijon punën në përmbushje të të gjithë detyrave të saj funksionale në ndërtesën me adresë: Rr. Andrea Kushe, ish fusha e aviacionit, në krah të Pallatit të Drejtësisë.

Njoftojmë të gjithë tatimpaguesit që administrohen nga DRT Tiranë, se të gjitha shërbimet, përfshirë ato që lidhen me tërheqjen e dokumentacionit tatimor (blloqe faturash, dëftesa tatimore, etj), apo konfirmimin në lidhje me pajisjet fiskale, do të vazhdojnë t’i marrin pranë Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, me adresë Rruga “Nikolla Lena” (përballë shkollës Sabahudin Gabrani), Tiranë.

 

Të fundit

Hera e parë në histori! Serbia dhe Kina, stërvitje të përbashkët ushtarake

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë kah fundi i këtij muaji,...

Lushnje, Balluku kërkon dorëheqjen urgjente të drejtorëve dhe administratorëve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës. Në një takim të zhvilluar në bashkinë e...

Rama foli! Dorëhiqen të gjithë administratorët e njësive administrative në Shkodër

Bashkia Shkodër ka bërë të ditur zyrtarisht se të gjithë Administratorët e Njësive administrative në territorin e saj kanë paraqitur dorëheqjet nga pozicionet që...

BE dhe Amerika Qendrore hedhin themelet e një partneriteti transformues ndër-rajonal

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një sallë të ndriçuar të selisë së Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 14 korrik 2025, u zhvillua një...

Sekuestrohet autobusi i agjencisë së kryetarit demokrat, trafikonte emigrantë

Një tjetër autobus i agjencisë së kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Shpëtim Ahmeti, është sekuestruar nga policia pasi është kapur duke...

Lajme të tjera

Web TV