Zgjedhjet në SHBA/ Biden: Do punoj fort edhe për ata që nuk na votuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati demokrat, Joe Biden ka dalë në një konferencë për shtyp duke folur me gjuhën e Presidentit të ardhshëm të SHBA.

Teksa përfundimi i numërimit të votave është drejt fundit, me Biden që është deri tani fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kandidati demokrat ka dalë në një konferencë për shtyp.

Nga Delaware, ai tha se do të sillet si President për të gjithë amerikanët dhe jo vetëm për demokratët. Ai bëri disa krahasime të fitoreve në disa prej shteteve, edhe pse deklaroi se ende është herët për të deklaruar fitoren.

“Një diferencë edhe më e madhe se kur Trump fitoi në Michigan para 4 viteve. Të gjithë votat që duhet të numërohen kanë ardhur me postë, dhe po fitojmë 78% të votave në Pensilvani. Kemi shumicën e njerëzve amerikanë.

Kjo shumicë do të rritet. Senatorja Harris dhe ne po mbajmë shënim për këto 70 milionë vota që vijojnë të rriten. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Një fushatë e gjatë dhe e vështirë, kemi pasur edhe situata më të vështira, por sapo zgjedhjet të mbarojë, do të kemi kohën tonë, të ulim temperaturat dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin, ta respektojmë njëri-tjetrin për t’u bashkuar dhe shëruar si një komb.

Nuk do të jetë e lehtë, nuk jam naiv, por e di sa të thella janë pikëpamjet që na sfidojnë. Jam këtu për t’ju thënë se do të udhëheq si President, jo si demokrat, do ju përfaqësoj të gjithëve. Kjo është ajo që do bëj unë. Do punoj fort për ata që votuan dhe ata që nuk votuan për ne.”, tha Biden.

Lexo edhe :  Liga Arabe mbështet planin 53 miliardë dollarësh për Gazën

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV