Liga e Evropës, përmbledhja e 10 takimeve të orës 18:55, shënohen plot 44 gola

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënohen plot 44 gola në 10 ndeshje, ligjin e bëjnë ekipet vendase. Liga e Evropës ka luajtur të enjten ndeshjet e 3-ta në grupe dhe, dukle nisur nga ora 18:55, janë zhvilluar 10 nga 12 ndeshjet e 6 grupeve të para, duke dhuruar plot 44 gola të shënuar, mëse 4 gola për ndeshje.

Në takimin e vetëm të grupit A që u zhvillua në atë orar, Roma ka shpartalluar Klujzhin 5-0, duke u shkëputur në krye të renditjes, tanimë në kuotën e 7 pikëve.
Edhe në grupin B, në takimin e vetëm të luajtur më herët, Rapidi i Vjenës ka mundur 4-3 Dandokun, duke mbajtur gjallë shpresën për të vazhduar aventurën kontinentale.

Në grupin C, Bajer Leverkuseni dhe Sllavia e Pragës korrën fitore, përkatësisht në Izrael, 4-2 ndaj Hapoel Biir Shevas, dhe 3-2 në shtëpi ndaj Nisë, duke ndarë së bashku kreun e renditjes, me nga 6 pikë secila, 3 më tepër sesa dy skuadrat e tjera të grupit. Në grupin D, Leh Poznani ka fituar 3-1 në Poloni ndaj Standardit të Liezhit, duke mbetur në luftë për një vend në turin tjetër.

Ndërsa Benfika dhe Gllasgou Rejnxhërs kanë shënuar nga 3 gola dhe kanë ndarë nga një pikë secila, çka nënkupton se portugezët dhe skocezët ndajnë edhe kreun e renditjes, me nga 6 pikë. Në grupin E, vijon forma e luhatshme e PSV-së së Eind’hovenit, që është mundur 1-4 në Greqi nga PAOK-u i Selanikut, ndërsa Granada ka fituar 2-0 në Qipro ndaj Omonias së Nikozisë dhe spanjollët kryesojnë renditjen me 7 pikë, 2 më tepër sesa helenët.

Dhe, së fundi, në grupin F, AZ Alkma’ari u mund minimalisht në Spanjë përballë Real Sociedadit, ndërsa Napoli fitoi me përmbysje në Kroaci, 2-1 ndaj Rijekës, çka nënkupton se holandezët, italianët dhe spanjollët kanë nga 6 pikë secila pas 3 ndeshjesh.

Lexo edhe :  PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që...

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po...

Lajme të tjera

Web TV