Basha: Buxheti i shtetit duhet të përqendrohet tek ndihma për njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Lulzim Basha nga një takim me pensionistë në Njësinë 4 në Tiranë këtë të premte, bëri një deklaratë të fortë, kur foli për përgjegjësinë që ka sipas tij kryeministri Edi Rama për situatën e pandemisë në vend. Basha akuzoi direkt shefin e qeverisë, se është fajtor për jetët e njerëzve që po vihen në rrezik nga koronavirusi.

Buxheti i shtetit duhet të jetë i përqendruar për të ndihmuar njerëzit kundër kësaj të keqe. Dështimin me pandeminë e ka një autor dhe një njeri përgjegjës.

Faji për këto jetë që po vihen në rrezik dhe për shumë jetë që po humbin për shkak të pakujdesisë, mungesës së testimeve, mbingopjes së sistemeve shëndetësore është i Edi Ramës që edhe sot mbajeni mend do e shihni, unë dal e i kërkoj të ndihmojë njerëzit, ai do dalë që të sulmojë opozitën, mua, do bëjë shaka pa kripë, por po tallet me jetët e njerëzve dhe kjo po na kushton jetë, kjo po na kushton shëndet dhe shkatërrimin e ekonomisë”, u shpreh kreu i opozitës.

Më tej Basha u bëri apel qytetarëve që të bashkohen në 25 prill, të nisë ndryshimi “për të shëruar Shqipërinë”.

“Duhet urgjent t’i japim fund kësaj! E kam ngritur dhe do ta ngre zërin ditë për ditë, në emrin tua, të pensionistëve, në emrin e të papunëve, në emrin e mjekëve, në emrin e infermierëve, në emrin e biznesit të vogël që po merr fund dita ditës, të mësuesve, se shkollat janë kthyer në vatra infeksioni siç e keni parë.

Por dua që të gjithë së bashkitë bëhemi bashkë, sepse kur jemi bashkë e largojmë të keqen, fillojmë ndryshimin dhe e shërojmë Shqipërinë”, tha kreu i demokratëve./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Në PD po “hanë kokat e njëri-tjetrit”/ Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV