Ngrihet aktakuza ndaj Thaçit, mbështetësit kërkojnë Haradinajn president  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që Vjosa Osmani ka marrë përkohësisht detyrën e Presidentit, partitë politike qeveritare duhet të zgjedhin një të ri

 Më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale. Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij. Të hënën para Speciales do të dalë edhe Jakup Krasniqi, në ora 11:00.

Engel: Nëse ndjek vetëm shqiptarë, SHBA mos bashkëpunojë me Gjykatën e Posaçme

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, tha të enjten se Gjykata e Posaçme e Kosovës me seli në Hagë ka ndjekur vetëm shqiptarët ndonëse ligji për krijimin e saj nuk bën dallime etnike. Në një reagim të zotit Engel pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për t’u përballur me drejtësinë thuhet se ai “tregoi respekt për sundimin e ligjit duke dhënë dorëheqje nga pozita e tij për t’u përballur me akuzat e prokurorisë së gjykatës së posaçme”.

Zoti Engel tha se Kongresi do të vëzhgojë nga afër punën e Gjykatës së Posaçme për t’u siguruar se garanton sundimin e ligjit dhe të drejtat e të akuzuarve në këtë rast dhe në rastet tjera.

“Sidoqoftë, më duhet të shpreh shqetësimin tim të thellë rreth mënyrës se si gjykata e ka ushtruar mandatin e saj. Statuti që ka krijuar Gjykatën e Posaçme nuk e ka kufizuar fushën e veprimit të saj vetëm te shqiptarët. Ligji që ka krijuar gjykatën thotë se juridiksioni i saj shtrihet mbi krime serioze të lidhura me luftën që kanë ndodhur në Kosovë përgjatë një periudhe të caktuar të luftës. Mjerisht, duket se po vepron si gjykatë etnike – e tillë që ndjekë vetëm krimet e pretenduara të shqiptarëve”, tha ai.

Zoti Engel nënvizoi se kushdo qe kryen krime serioze të luftës duhet të ndiqet penalisht, pavarësisht përkatësisë etnike.

Por, shumica e krimeve në Kosovë përgjatë kësaj periudhe janë kryer nga ushtria e Millosheviçit gjatë fushatës gjenocidale të spastrimit etnik. Ngre pyetje jashtëzakonisht serioze fakti qe edhe pse ligji mbi të cilin është krijuar gjykata e posaçme nuk bën dallime etnike, ajo ka ndjekur vetëm shqiptarët”.

Ai tha se mbyllja e Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës në ish Jugosllavi, vetëm e ka zmadhuar këtë boshllëk serioz sepse “kryesit serb nuk përballen më me ndonjë mekanizëm ndërkombëtar të drejtësisë. Në të njëjtën kohë, gjykatat serbe, me vetëm disa përjashtime, nuk i kanë vënë ata para drejtësisë. Për më tepër, vrasësit e shtetasve amerikan, vëllezërve Bytyçi, nuk janë sjellë para drejtësisë, pavarësisht se të njëjtit janë identifikuar dhe janë duke jetuar në Serbi”.

Në reagimin e tij zoti Engel thotë se e kupton që “qeveria e Serbisë dhe zyrtarët ushtarakë të cilët ishin të përfshirë në gjenocid janë shumë larg mundësive të Gjykatës së Posaçme.

Por kjo nuk e çliron atë nga detyrimet e veta për të ndjekur kryesit sipas ligjit, edhe në mungesë. Rrjedhimisht, i bëj thirrje departamentit amerikan të shtetit dhe departamentit të drejtësisë për të analizuar punën e gjykatës së posaçme dhe të sigurohen që nuk po shënjestërohen njerëz në bazë të etnisë së tyre si dhe të ndalojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunimin e tyre me gjykatën nëse ka gjetje se e njëjta e ka bërë një gjë të tillë”, thuhet në reagimin e zotit Engel.

 Osmani: Për interesin kombëtar të bashkohemi të gjithë

Një ditë pasi mori detyrën e presidentes së Kosovës, pas dorëheqjes së Thaçit, Vjosa Osmani deklaroi sot se është e gatshme që të unifikojë skenën politike në mënyrë që vendi të përballojë sa më lehtë situatën e rënduar pas zhvillimeve të fundit të krijuara nga Specialja. Deklaratën në fjalë Osmani e bëri gjatë homazheve tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova

“Qytetarët nuk do ta falin askënd nëse në këtë kohë të rëndë për Kosovën, kur ne duhet të flasim njëzëri për krimet që i ka bëre Serbia në Kosovë, që ne të bëhemi peng i politikave ose dallimeve ditore. Prandaj, është me rëndësi që për çështje të interesit nacional të bashkohen të gjithë. Natyrisht, sa më përket mua, edhe në pozicionin e ushtrueses së detyrës së presidentit, unë do ta jap kontributin tim maksimal, por kjo siç e thash varet edhe nga vullnetin përfaqësuesve tjerë politik”, tha ajo.

Lexo edhe :  Si prodhohej municioni dikur? Fabrika e re pritet të jetë gati brenda vitit 2027

AAK: Për President përkrahim vetëm Haradinajn

Kosova është përballë sfidës së zgjedhjes së një Presidenti të ri pasi si rrufe në qiell të hapur. Thaçi dha dorëheqjen nga posti. Në fakt Thaçi mbajti premtimin e tij se në rast se do t’i konfirmohej aktakuza për krime lufte nga Gjykata Special e Hagës do tërhiqej dhe ai e bëri në një konferencë live.

Ndërkohë që Vjosa Osmani ka marrë përkohësisht detyrën e Presidentit, partitë politike qeveritare duhet të zgjedhin një të ri. Përplasja më e madhe është mes LDK- AAK. Kjo e fundit nëpërmjet ministrit të drejtësisë, Selim Selimi ka konfirmuar se për kandidat për president mbështesin vetëm Ramush Haradinajn.

Nga ana tjetër kohë më parë, nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri ka zbuluar se kandidat mund të jetë edhe Isa Mustafa. Vjosa Osmani nuk ka të drejtë ta mbajë më shumë se 6 muaj postin e Presidentit prandaj partitë do të vendosen në lëvzije për të arritur edhe në një marrëveshje.

Ministria e Jashtme Gjermane përshëndet faktin që të akuzuarit po bashkëpunojnë

Ministria e Jashtme e Gjermanisë reagoi pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Prokuroria Speciale. Përshëndetet gatishmëria për bashkëpunim me drejtësinë. Në prononcimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin për Deutsche Wellen mbi zhvillimet politike të ditës së enjte në Kosovë, ku presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqjen pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte, vlerësohet pozitivisht gatishmëria që kanë treguar të akuzuarit për të bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë.

“Kemi dijeni mbi dorëheqjen e presidentit, Hashim Thaçi dhe bashkëpunimin e tij me autoritetet e drejtësisë. Ne e përshëndesim faktin, që të akuzuarit tregojnë gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e aktakuzës. Zbardhja e krimeve të luftës është e nevojshme dhe pjesë e mbështetjes kosovare për shtetin ligjor”, thekson Ministria e Jashtme gjermane.

Më tej në prononcimin e saj theksohet rëndësia e vendosjes së drejtësisë në një shoqëri si faktor i rëndësishëm për paqen shoqërore.

“Nuk ka paqe afatgjatë në një shoqëri pa drejtësi për padrejtësitë e shkuara. Gjermania është e bindur, që luftimi i pandëshkueshmërisë në shumë pjesë të botës përmes gjykatave ndërkombëtare është pjesë e një politike të jashtme të përgjegjshme. Për këtë arsye Gjermania e mbështet punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si nga ana financiare, e personelit dhe ajo politike. Kosova është një partner i rëndësishëm, me të cilin ne bashkëpunojmë ngushtë dhe e mbështesim në rrugën e saj europiane.”

Hoti: Të përballojmë sprovën, i bindur se do dalim faqebardhë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur mbështetje të plotë para qeverisë për gjithë figurat politike ish-luftëtarë të UCCK-së që sot janë zgjuar në paraburgimin e Hagës. Hoti thotë se kjo është një provë për Kosovën që duhet përballuar me urtësi e vizion. Ai u shpreh i bindur se para drejtësisë ndërkombëtare Kosova do të dalë si gjithmonë para botës faqebardhë.

“Përshëndes gatishmërinë e tyre, qëndrimin dhe kulturën institucionale që dëshmon se Kosova i beson drejtësisë dhe bashkon me drejtësinë pa asnjë hezitim. Si kryeministër dhe si qytetar t’i hedh një vështrim përpjekjeve tona që kemi bërë për të arritur te liria që gëzojmë. Në vitin 98-99 bota po shihte gjenocid mbi popullin e Kosovës. Sot dy dekada më pas kjo ndërhyrje shpëtimtare kujtohet si një akt i humanizmit të lartë ndërkombëtarë. Andaj ne do të jemi përherë mirënjohës vendeve mike që na ndihmuan në cistet më kritike të historisë tonë. Ne do të punojmë bashkërisht për të forcuar institucionet, e ardhmja qëndron mbi gjithë ne, ne secili në detyrën e vet do të jemi në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

“Në këto kohë të vështira me pandeminë ne po ballafaqohemi me forcimin e stabilitetit, duhet të tregojmë urtësi dhe vizion që së bashku ta përballojmë këtë provë. Jam i bindur që para botës do të dalim faqebardhë, ashtu si gjithmonë. Qeveria vlerëson se duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve sa i përket ushtrimit të kapaciteteve kushtetuese, qeveria zotohet se do të punojë me përkushtim për t’i realizuar qëllimet. Qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë bartësit e institucioneve, presim bashkëpunim nga të gjitha subjektet në vend. Qeveria pret nga të gjithë që të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike, i besojmë drejtësisë dhe pa drejtësi të plotë një vend nuk mund të ketë paqe as me veten as me të tjerët. Ky është qëndrimi i qeverisë karshi zhvillimeve”, shtoi Hoti.

r.g/Fjala.al

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV