Një 50-vjeçar është gjetur i mbuluar në gjak 10 metra larg banesës së tij në fshatin Verri në qytetin e Fierit. Bëhet me dije se ai është gjetur nga banorët e zonës me plagë në kokë, në rrethana ende të paqarta për policinë.
50-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Burimet për mediat bëjnë me dije se i plagosuri është Vlashi Dhana, i cili jeton i vetëm pasi bashkëshortja e tij ndodhen në Greqi. Ndërkohë të njëjtat burime shprehen se deri më tani dyshohet se ai është përplasur nga një mjet.
Nga ana e policisë ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shkaqeve që kanë çuar në plagosjen e 50-vjeçarit Dhana./r.g/Fjala.al