Balla takim me banorët në Labinot-Mal: Asnjë demokrat sot nuk do të votonte Lulin për të marrë Metën në ofertë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej 12 vitesh, çdo fundviti Bashkia e Elbasanit nis dëgjesat publike me qytetarët, në çdo lagje e fshat, në kuadër të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”.

Bashkia Elbasan, ka si synim vendosjen e një kontakti të vazhdueshëm me qytetarët dhe për të realizuar këtë ka nevojë të përdorë mjetet e duhura për shpërndarjen e politikave të zhvillimit dhe ofrimin e shërbimeve publike tek çdo qytetar.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socilaliste, Taulant Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ishin në një takim në Njësinë Administrative Labinot-Mal, ku diskutuan me banorët për buxhetin e vitit 2021 që do përkthehet në investime edhe për këtë zonë.

Në takim, veç mbështetësve të Partisë Socialiste, kishte edhe votues të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Balla renditi disa nga investimet më të rëndësishme të kryera në Labinot Mal, ku padyshim rikonstruksioni i rrugës Elbasan-Labinot Mal ishte më i shumëprituri.

Balla tha gjithashtu se ky investim do t’i japë zonës një tjetër zhvillim duke e orientuar edhe në drejtim të agroturizmit.

“Para 3 vitesh deklarova që nuk do të kandidoj më për deputet nëse nuk bëj rrugën e Labinotit Mal dhe rruga po bëhet. Kjo është një rrugë me standarde shumë të mira. Është një investim shumë i madh për kushtet që kanë financat në këto kohë. Ky investim i hap rrugën një historie të re për këtë zonë”, deklaroi Balla.

Gjatë fjalës së tij, numri dy i PS-së, Balla nuk la pa përmendur edhe aktualitetin politik në vend, duke theksuar rëndësinë e Kodit të ri Zgjedhor dhe mundësitë që u jep ai qytetarëve shqiptarë.

“Në 2017 u thashë banorëve të kësaj zone të mos ua japin votën atyre që s’do duken kurrë në Labinot Mal. Më thoni: Kush erdhi në Labinot Mal për 3 vite e gjysëm?

As Luli e as Monika nuk erdhën asnjëherë në Labinot Mal. Asnjë demokrat sot nuk do të votonte Lulin për të marrë Metën në ofertë”, tha Balla.

Lexo edhe :  Tabaku: Reforma në politikën tatimore është e domosdoshme, përndryshe fshati do të vdesë

Ndërsa kryebashkiaku, Llatja në fjalën e tij përmendi investimet e kryera në këtë njësi administrative, të cilat konsistojnë në rrugë, qendra shëndetësore, ura, shkolla etj.

“Bashkia e Elbasanit është e angazhuar t’u përgjigjet të gjitha nevojave të qytetarëve, por si në një familje të madhe, prioritetet kryesore marrin zgjidhje më parë”, tha Llatja.

“Buxhetimi me Pjesëmarrje” është një proçes në të cilin qytetarët marrin pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrjen për shpërndarjen e burimeve financiare publike. “Buxhetimi me Pjesëmarrje” nuk është vetëm konsultativ, por një proces i drejtpërdrejtë dhe diskutim demokratik për vendimmarrjen e pushtetit vendor./r.g/Fjala.al

Të fundit

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë....

Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për raundin e tretë kualifikues në Conference League, por këtë të hënë kanë njohur kundërshtarët e play-off, që është dhe...

Prapaskena: Lookman kishte kërkuar të mos shitej tek asnjë ekip italian?

Luca Percassi, administratori i deleguar i Atalantës, ka folur gjatë prezantimit të Marco Sportiellos, duke sqaruar çështjen e Ademola Lookman: “Është një rast i...

Nëna fsheh vajzën 2-vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Një nënë akuzohet se e ka mbajtur vajzën e saj dyvjeçare të fshehur në një valixhe, brenda bagazhit të një autobusi në Zelandën e...

Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin Jashari, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit prej javësh. Belgët, për...

Lajme të tjera

Web TV