Joe Biden fiton zgjedhjet dhe shpallet President i SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joe Biden është shpallur President i SHBA pasi ka marrë dhe 20 votat elektorale në Pensilvani.

Sipas BBC dhe CNN Biden ka fituar fushën kryesore të betejës në Pensilvani. Me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 273 votash elektorale, nga 270 që i nevojiteshin për të marrë shtëpinë e Bardhë. Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Trump dhe stafi i tij ka treguar që kandidati i tyre nuk ka ndërmend të pranojë humbjen.Rezultati e bën Trump presidentin e parë me një mandat që nga vitet 1990. Ai ka marrë gati 70 milionë vota, numrin e dytë më të lartë në histori.

Projeksioni i BBC dhe CNN, për fitoren e Biden bazohet në rezultatet jozyrtare nga shtetet që tashmë kanë mbaruar me numërimin e votave të tyre dhe rezultatet e pritura nga shtete si Wisconsin ku numërimi po vazhdon.

Zgjedhjet kanë parë pjesëmarrjen më të lartë që nga viti 1900.  Biden ka fituar më shumë se 73 milion vota deri më tani, numri më i lartë ndonjëherë për një kandidat presidencial të SHBA.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV