Ndarja nga jeta e Devoles/ Rama: Lamturmirë i shtrenjti Koço

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar Koço Devole.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka postuar një foto të aktorit, Rama ka zgjedhur shumë pak fjalë për t’i dhënë atij lamtumirën.

“Lamtumirë i shtrenjti Koço! u prehsh në paqe”, shkruan kryeministri Rama.

Aktori Devole u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin.

Prej disa ditësh ai ishte i intubuar dhe në gjendje të rënduar në Spitalin e Infektivit.

Koço Devole ka lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945. Ai njihet si një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar.

Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV