“U prefsh në paqe”, Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Koço Devoles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pa ndarjes nga jeta të aktorit të madh të humorit, Koço Devole.

“Ngushëllimet e mia për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha në Twitter.

Aktori Devole u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin. Prej disa ditësh ai ishte i intubuar dhe në gjendje të rënduar në Spitalin e Infektivit.

Koço Devole ka lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945. Ai njihet si një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar.

Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin dalin pa vula

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit...

Operacioni “Enigma” në Durrës, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë...

Presidenti i FIFA-s Infantino uron Egnatian për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për klubin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia, pas triumfit të tyre në kampionatin shqiptar....

Helmimi i fëmijëve në Gramsh, reagojnë autoritetet shëndetësore: Analizat ….

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht në qytetin e Gramshit, duke qartësuar...

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet. Kjo është arsyeja kryesore pse...

Lajme të tjera

Web TV