“Mini Shengeni”/Rama, Vuçiç dhe Zaev nënshkruajnë nesër marrëveshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev të hënën do të marrin pjesë në një konferencë për “Mini Shengenin”.

Kabineti i Vuçiç ka lajmëruar se kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si dhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç dhe Ministri i Shëndetësisë do të marrin pjesë gjithashtu në konferencë.

Siç kanë raportuar mediat serbe, do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19.

“Do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime”, shtohet në deklaratë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Guvernatori i BSH, Bujqësia ka performacën më të dobët ndër sektorët madhorë të ekonomisë

Guvernatori Gent Sejko, në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, u shpreh...

Goditet grupi i strukturuar kriminal, falsifikonin dokumente, 6 të arrestuar

Goditet një grup i strukturuar kriminal, me pjesëtarë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, që falsifikonte dokumente, me qëllim shitjen. 6 persona kanë rënë në pranga,...

Cristiano Ronaldo prej bronzi mbledh mijëra tifozë në Times Square

Tifozët e Cristiano Ronaldos u mblodhën në Times Square të mërkurën për të zbuluar statujën prej bronzi, 12 metra të lartë, të futbollistit portugez,...

“Të vras dhe askush nuk do kujtohej për ty”/ Sekretet e errëta të Sean Diddy Combs

“Kam aq shumë para sa mund të paguaj dikë për të të vrarë dhe askush nuk do e merrte vesh. Askush nuk do të...

Shell tërhiqet përfundimisht nga “Blloku 4”; Do të likuidojë degën në Shqipëri në 2025-n

Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera...

Lajme të tjera

Web TV