Kjo 78-vjeçare nga Durrësi nuk mban mend banesën! Kush e njeh të kontaktojë policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 78-vjeçare është gjetur nga efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në zonën e Shkozetit.

Bëhet fjalë për Zyra Selimin, e cila përpara uniformave blu ka pohuar se nuk mban mend banesën dhe kërkon ndihmën e tyre.

Gjatë pasdites, në Shkozet, është gjendur e vetme në rrugë shtetasja Zyra Selimi, 78 vjeçe, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, por nuk mban mend banesën e saj dhe të dhëna të familjarëve. Aktualisht kjo shtetase gjendet në ambientet e DVP Durrës. Familjarët e saj ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 129 ose mund të paraqitet në ambientet e DVP Durrës”, njofton policia.

Ende nuk dihet se kur Zyra Selimi është larguar nga banesa, ndërkohë që policia i bën thirrje familjarëve dhe miqve që të telefonojnë në numrin 129 për t’a rikthyer të moshuarën në gjirin e familjes së saj.

la.mi/fjala.al

Të fundit

LVV kritikon QUINT-in për ‘mbështetjen e Listës Serbe’

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet...

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën...

Tedi Blushi: Rrëmbimi i Ilir Metës, akt kriminal i SPAK në shërbim të Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar dokumentet e Avokatit të Popullit, të cilat sipas tij përmbajnë gjetje shumë të...

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet rehat me faktin që klubi...

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës...

Lajme të tjera

Web TV