“Po më bëhet padrejtësi”/ Krasniqi i përlotur në Hagë:  S’jam katolik e mysliman por shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I përlotur para trupës gjykuese në Hagë ish kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi foli mbi aktakuzën e ngritur ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij për krime lufte. Krasniqi nuk fshehu dot emocionet, ndërsa arrestimin e tij e cilësoi si padrejtësi.

Mes të tjerash ai tha se janë përpjekur t’i ndajnë në katolikë dhe myslimanë, por siç thotë ai kjo është fyese për të dhe popullin e tij.

Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqej që ti them shkurt. Së pari, dua të hem këtu se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020. Në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se kurrë ne jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq siç më ruajtur mua nga ndërtesa e burgut në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time skam trajtuar në këtë mënyrë. S’ka qenë qëllimi im.

Prandaj e ndjej veten më shumë se mirë. Dhe kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun njerëzve që kanë shpirt krimineli. Unë jam intelektual dhe njeri qe e kam luftuar politikisht Serbinë. Në aktakuzë përpiqeni ti ndani shqiptarë në katolik dhe myslimanë. Unë jam shqiptar, kjo për mua është fyese, edhe për vendi tim. Cilësimi i prokurorit të dhomave të specializuara se jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua dhe shokët e mi është e ulët”, u shpreh Krasniqi.

Më tej ai shtoi se, “Jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare. Ndërsa ndërmarrje e përbashkët kriminale janë jo vetëm në Serbi ishte dhe është këmbë e krye koka e saj në Beograd. Besoj dhe besoj shumë që këtë e dinë secili qytetar i arsimuar që së paku është mbi 320 vjeçar dhe jeton në vendet e demokracive perëndimore aty ku janë rritur dhe edukuar me vlerat e kësaj bote. Unë sot s’dua të zgjatem më shumë por dua tu them që kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë 81-82 dhe ata më kanë pasur dënuar pse kam lexuar libra dhe pse e kam kundërshtuar atë regjim.

Por besoni se më shumë të drejtë kanë pasur ata atje sesa sot që gjendem këtu. Për mua është bërë një padrejtësi e madhe. Populli ynë thotë njeriu është më i fortë se guri. Unë dhe popullim im kemi bajtur shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasur nevojë për këtë padrejtësi. Në seancat e tjera do të them edhe më shumë. S’do ta ndija veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimit të Serbisë për të cilat edhe prokurori serb këto ditë tha që pasi është ngritur aktakuza unë mendoj se adresa e qartë e kësaj maskarade është në Beograd”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV