Në Gjykatën e Hagës flitet shqip, ish-krerët e UÇK-së nuk pranojnë akuzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Presidenti Hashim Thaci dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi në përballjen e parë me Gjykatën e Hagës mohuan kategorikisht akuzat dhe shprehën bindje për pafajësi. Çfarë fshihet pas procesit të nisur 21 vite pas luftës ku lobimet serbe po tentojnë të nxjerrin viktimat si përgjegjës për krimet monstruoze të pasojave të një lufte që kishte për qëllim masakrat dhe shpërnguljen e dhunshme të qytetarëve kosovarë.

Me pranga në duar ish-krerët e UÇK-së që kanë mbajtur barrën e luftës dhe të pushtetit pas çlirimit të Kosovës dolën para Gjykatës së Hagës për Krime Lufte. Askush nuk i pranoi akuzat, ndërsa procesi tashmë më shumë se ligjor ngjan mirëfilltas politik. Në bankën e të akuzuarve janë President ii Kosvës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe ish-anëtari i UÇK-së Rexhep Selimi. Akuzohen për krime lufte, por asnjë prej të akuzuarve nuk ka pranuar pjesëmarrjen në krime lufte, kundër serbëve apo shqiptarëve. Që të katër flisnin mirë anglisht, por preferuan të komunikonim shqip, sepse më shumë se për ti “mbushur” mendjen botës për pafajësinë, vlen e vërteta me shqiptarët. Nuk janë më teori konspirative, por për ngritjen e Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në Kosvë votuan vetë personazhet që sot janë nën akuza të rënda.

21 vjet pas luftës, kujtohet Haga….

Plot 21 vjet pas luftës së Kosovës, Gjykata e Hagës ka ngritur sërish akuza duke hapur plagë të reja për shtetin dhe politikën e Kosovës, duke ju ardhur në ndihmë qarqeve të tjera politike që nuk e përkrahin Kosovën. Gykata e Hagës ka vënë para gjyzqit figurat politike të Kosovës, që aso kohë kanë qëne drejtues të rëndësishëm të Ushtrisë Çlirimatre të Kosovës, UÇK. Edhe pse Kosova kërkoi mbrojtjen e trojeve të veta nga ushtria Serbe, ka qenë pikërisht viktima e cila duhet të gjykohet në Gjykatën e Hagës për krime lufte.

21 vite pas ngjarjes së rëndë ku shumë kosovarë lanë vendin e tyre, Haga, dje, ka lexuar aktakuzën për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Të katërt kontribues të rëndësishëm në luftën çlirimtare dhe mbajtës të pozicioneve kyçe në politikë. Gjatë fjalës së tyre në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, personalitet politike nuk kanë pranuar se kanë bërë krime lufte dhe se kërkojnë pafajësinë. Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin thuhet se mes marsit ‘98 dhe shtatorit ‘99 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes.

Ndërsa Thaçi foli shumë shkurt dhe qartë: “I dëgjova i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”. Nuk dihet “politika” e Gjykatës dhe ku e ka goditjen e fundit të këmbanës, por rasti i Ramush Haradinaj është një ogur i mirë, pasi thjesht koha që do të marrë gjykimi, do të sjellë “një destabilitet” politik, ndërsa fitorja do të jetë në krahun e udheheqësve të UÇK. Pas Haradinaj, pafaëjësi do të ketë edhe për katër presonazhet e tjerë të ish–UÇK-së dhe jetës politike të Kosovës. Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Republikën e Kosovës ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë së Jugosllavisë, e cila filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, dhe zgjati deri më 11 qershor 1999.

“Mesazhet e Krasniqit”, analisti kosovar: Procesi në Hagë do zgjasë. Kush janë dy kandidaturat për president

Analisti Nexhmedin Spahiu ka analizuar daljen e ish-kryeparlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqit para gjykatës Speciale të Hagës. Spahia tha se fjalimi i Krasniqit ishte i pritshëm si dhe fakti që deklarohej i pafajshëm. Mes të tjerash ai tha se procesi i gjykimit në Gjykatën Speciale në Hagë do të vijojë për vite, duke bërë që këto figura t’i largohen skenës politike, për të dalë figura të reja. Po ashtu ai tha se deri më tani dy kandidaturat e mundshme për president të Kosovës, pas dorëheqjes së Thaçit janë Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa.

“Është e natyrshme që i akuzuari të deklarohej ashtu. Fajësia është individuale. Do shihet nga procesi sa është i fajshëm apo jo. Ajo për çfarë akuzohet janë krimet e luftës. Beograd ka bërë krime, terror, kjo është një gjë e njohur. Në Hagë janë gjykuar disa nga kriminelët serbë, pjesa më e madhe e tyre ka ngelur e pagjykuar. Një pjesë e tyre jetojnë në Serbi. Është problem i Serbisë që nuk gjykohen. Dhe kriminelët serbë që jetojnë në Kosovë, askush nuk i ndalon. Mesazhet e Krasniqit ishin të forta. Ajo është një gjykatë që ekziston falë Amerikës. Edhe pse është gjykatë e Kosovës. Ata që janë aty, janë vullnet i Amerikës. Trajtimi i tillë për Krasniqin është i paarsyeshëm. Krasniqi nuk do të ishte shmangur. Pse prokurorët janë sjellë ashtu, mbetet e paqartë. Biografia e Krasniqit, nuk ka lënë një hapësirë që ai të trajtohet në një mënyrë të tillë. Nuk e kam të qartë pse është trajtuar ashtu. Jam duke e studiuar dhe duke u përpjekur ta gjejë arsyen. Ajo që më bëri përshtypje, se në tekstin e aktakuzës u bë një gabim, ndërsa më pas u rregullua ky gabim.”, -tha Spahia.

Po ashtu analisti ka komentuar dhe daljen që do të ketë sot në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Deklarimi i Krasniqit ka qenë i pritur. Kur të dalë përpara ish-presidenti Thaçi do të deklarohet i pafajshëm. Do të bëjë një mbrojtjeje identitet me atë që ka bërë Krasniqi sot. Është një situatë e pritshme që kur u bë e ditur formimi i Gjykatës Speciale. Besoj se ky proces do të marrë disa vite, aq mjaftueshëm sa për t’i larguar nga skena politike personat e akuzuar. Në skenën politike të vendit do të dalin figura të reja. Janë dy kandidatë të shpallur, Ramush Haradianaj dhe Isa Mustafa. Ky i fundit përpiqet në mënyrë dinake që të konfirmojë veten afër këtij pozicioni.”, -pohoi analisti.

Gent Strazimiri: Kosova e tradhtuar, UÇK në Hagë, Rama me Vuçiçin!

Ish-deputeti Gent Strazimiri ka dënuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ky i fundit ka zgjedhur të bëjë marrëveshje me Serbinë ditën kur udhëheqësit e UÇK-së merren në pyetje në Hagë. Strazimiri vuri më dukje ngjashmërinë mes akteve të Ramës dhe atyre të Enver Hoxhës, duke u shprehur se Hoxha njihej për varësinë nga jugosllavët dhe shitjen e Kosovës. “Kur të vret vllau, s’ke kujt ia lyp gjakun”!

Zëdhënësi i UÇK Jakup Krasniqi, është në Hagë, për “krime lufte të supozuara”. Zëdhënësi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, me “krime lufte TË PROVUARA E TË DËNUARA”, është në TV duke u marrë vesh me “vllaun” Edvin Rama, për punë “bashkim-vllazërimi”. Prapë, si në 1945 me Miladinin”, shkruan në Strazimiri.

Cakaj homologes së Bonjë Hercegovinës: Njihni Kosovën!

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije se në mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, i ka kërkuar Ministres së Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, të njohin Republikën e Kosovës.

“Nuk mund të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë rajonal, pa qasje përfshirëse, trajtim të barabartë dhe njohje të ndërsjellë. Në këtë kuptim, njohja e Kosovës është një hap tejet i rëndësishëm, jo vetëm në procesin e zhvillimit ekonomik e pajtimit ndëretnik në Ballkanin Perëndimor, por edhe në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme rajonale për anëtarësim më të shpejtë në Bashkimin Evropian.”– u shpreh Cakaj në reagim.

Hagë/ Hashim Thaçi, para gjykatës: Akuzat e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha së është i pafajshëm përballë akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai u paraqit të hënën në Gjykatën e Posaçme në Hagë, disa ditë pasi dha dorëheqje për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë së Posaçme, e cila e ngarkon atë për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Zoti Thaçi akuzohet për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.

Sipas prokurorisë, “krimet janë kryer midis afërsisht prillit 1998 dhe gushtit 1999 në një numër vendndodhjesh në Kosovë dhe Shqipëri. Në Kosovë – Bare, Bajgorë, Llapashticë, Majanc, Potok dhe vende të tjera në komunën e Podujevës, në Drenoc dhe vende të tjera në komunën e Rahovecit, malet e Berishës në Llapushnik dhe vende të tjera në Drenas, Ferizaj dhe vende tjera në këtë komunë, Gjilan, Jabllanicë në Gjakovë, disa vende në Kaçanik, Kleçkë dhe vende të tjera në Lipjan, Likoc dhe vende tjera në Skenderaj, Malishevë dhe vende të tjera në këtë komunë, Shpella e Volljakës në Klinë, Novobërdë, Zllashë dhe vende të tjera në Prishtinë, Prizren dhe vende të tjera në këtë komunë, Suharekë dhe vende të tjera në këtë komunë, Viti si dhe Cahan e Kukës në Shqipërinë Veriore”.

Krimet, thuhet në akuzën e prokurorisë, “u kryen si pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundrejt popullatës civile në Kosovë dhe Shqipëri midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999. Në veçanti krimet kishin në shënjestër njerëz që kishin bashkëpunuar ose kishin lidhje me zyrtarë të institucioneve shtetërore të ish Jugosllavisë, ose nuk përkrahnin metodat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe personat që kishin lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të përkatësisë etnike serbe, rome e të tjera”.

Lexo edhe :  “Mbyllja e TikTok, e vetmja zgjidhje për momentin”, Rama: Jemi në dialog më platformën

“I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, tha ish presidenti Thaçi, pas paraqitjes së akuzave nga Prokuroria e Posaçme. “I nderuari gjykatës akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht. Ritheksoj akuza është krejt e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat si të paqëndrueshme”, theksoi ai.

Avokati mbrojtës i ish presidentit Thaçi, David Hooper, ngriti këtë çështje në fjalën e tij.

“Kur e shohim aktakuzën mbrojtja thotë këtë ‘ku janë pretendimet për marrje organesh njerëzore dhe historia e shtëpisë së verdhë sepse kjo ishte shumë e rëndësishme në nxitjet për krijimin e kësaj gjykate. Duke ndjekur atë gjysmë faqe dramatike në librin e (Carla) Del Pontes që u ndoq pastaj nga raporti i Dick Martyt, dhe këto pretendime jo vetëm që janë njollë për Kosovën dhe kosovarët, por ishte ky pretendim që krijoi këtë gjykatë të Kosovës. Unë them gjykatë e Kosovës, por këtu nuk ka asgjë nga Kosova, nuk as një emblemë nga Kosova, ndoshta mund të kishim këtu shqiponjën e zezë me të kuqe”, tha zoti Hoper.

Të martën para gjykatës do të paraqitet ish kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ndërsa, më 11 nëntor, deputeti i lëvizjes Vetëvendosje në parlamentin e Kosovës, Rexhep Selimi. Që të gjithë u arrestuan javën e kaluar pas konfirmimit të një aktakuze kundër tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Menjëherë pas konfirmimit të akuzës, zoti Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit për t’u përballur me akuzat. Dhomat e Specializuara, emri me të cilin njihet Gjykata e Posaçme për Kosovën, trajtojnë pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Më 24 shtator është kryer arrestimi i parë. Salih Mustafa, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nën akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Mustafa i mohoi këto akuza në një paraqitje para gjykatës më 28 tetor.

Jakup Krasniqi para gjykatësit: Jam shqiptar, luftova genocidin serb

Jakup Krasniqi, ish zëdhënësi i UÇK-së dhe më pas ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, hodhi poshtë të hënën akuzat e Prokurorisë së Posaçme me seli në Hagë e cila e ngarkon atë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Krasniqi, ish kryetar i Parlamentit të Kosovës, sipas prokurorisë akuzohet nën dyshimet për përfshirje në veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.

Sipas prokurorisë, “krimet janë kryer midis afërsisht prillit 1998 dhe gushtit 1999 në një numër vendndodhjesh në Kosovë dhe Shqipëri. Në Kosovë – Bare, Bajgorë, Llapashticë, Majanc, Potok dhe vende të tjera në komunën e Podujevës, në Drenoc dhe vende të tjera në komunën e Rahovecit, malet e Berishës në Llapushnik dhe vende të tjera në Drenas, Ferizaj dhe vende tjera në këtë komunë, Gjilan, Jabllanicë në Gjakovë, disa vende në Kaçanik, Kleçkë dhe vende të tjera në Lipjan, Likoc dhe vende tjera në Skenderaj, Malishevë dhe vende të tjera në këtë komunë, Shpella e Volljakës në Klinë, Novobërdë, Zllashë dhe vende të tjera në Prishtinë, Prizren dhe vende të tjera në këtë komunë, Suharekë dhe vende të tjera në këtë komunë, Viti si dhe Cahan e Kukës në Shqipërinë Veriore”.

Krimet, thuhet në akuzën e prokurorisë, “u kryen si pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundrejt popullatës civile në Kosovë dhe Shqipëri midis marsit 1998 dhe shtator 1999. Në veçanti krimet kishin në shënjestër njerëz që kishin bashkëpunuar ose kishin lidhje me zyrtarë të institucioneve shtetërore të ish Jugosllavisë, ose nuk përkrahnin metodat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe personat që kishin lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të përkatësisë etnike serbe, rome e të tjera”.

Krasniqi tha se nuk ndjehet fajtor për asnjë pikë të akuzës.

“Kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kryejnë vepra të tilla. Jam njeri intelektual dhe politikisht e kam luftuar Serbinë, kurrë në asnjë deklaratë time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullata civile. Pastaj në aktakuzë përpiqeni t’i ndani njerëzit në katolik e mysliman, unë jam shqiptar nuk jam as katolik as mysliman dhe kjo është fyese për mua”, tha ai duke kundërshtuar akuzën. Ai tha po ashtu se ndjehet i fyer nga cilësimi i prokurorisë për përfshirje në “ndërmarrje të përbashkët krimnale”.

“Cilësimi se ne qenkemi ndërmarrje e përbashkët për mua, shokët e mi, familjen time që luftuam gjatë por edhe për kombin tonë nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë e shtet ndërtimit që i arritëm në bashkëveprim me SHBA-në, BE-në, NATO-n dhe Kombet e Bashkuara. Të gjithë ne së bashku ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtet formuese, ndërsa ndërmarrja e përbashkët kriminale është në Serbi, ishte dhe është këmbë e krye vetëm koka e saj në Beograd, vetëm mbështetësit e politikave të Beogradit”, u shpreh Krasniqi.

Kupola e UÇK në Hagë, Menduh Thaçi: Hashimi doli i pastër

“Kjo është gjëja më pozitive që i ka ndodhur Hashim Thaçit”. Kështu e ka cilësuar kreu i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi përballje e Hashim Thaçit në Hagë, ndërsa ai dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen për krime lufte. Gjatë një interviste në ABC, ai e cilësoi pozitive këtë që ka ndodhur, pasi kjo vërtetoi sipas tij, të kundërtën e akuzave për pazare në kurriz të Kosovës për Hashim Thaçin.

“Është një fatkeqësi e pritur. Ka disa vite që shumë faktorë armiqësore ndaj shqiptarëve por edhe disa shqiptarë ndoshta pa vetëdije kontribuonin që të vinin te kjo. Por kjo do të përballohet. Hashim nuk ka mundur ti ndodhë gjë më pozitive në karrierën tij se kjo aktakuzë. Ai ka qenë në sulm të topave të pandërprerë antikombëtarë. Akuza rezervë që iu vendos në qafë Hashimit ishte se ai do të bëjë kompromise për Kosovën për të shpëtuar veten. Kjo vërtetoi pastërtinë e Hashimit dhe shokëve të tij. Kjo fatkeqësi nuk ka të bëjë me çështje individuale por në disa vite ne do të jemi të ballafaquar me dy procese. Procesi i rrumbullakimit të pavarësisë dhe ai gjyqësor. Askush nuk mund të bindë që do të dëmtojnë njëri-tjetrin. Po mundohem të mos përdor fjali klishe”, u shpreh ai.

Më tej Menduh Thaçi nuk u kursye aspak me faktorë politikë në Shqipërisë, të cilët kanë hedhur akuza vazhdimisht ndaj ish presidentit të Kosovës. Sipas tij një pjesë e tyre janë naivë, ndërsa të tjerë agjentë të paguar të shërbimeve sekrete.

“Akuza të çoroditura janë bërë ndaj Hashimit se do të ndaj Kosovën. Më shumë më kanë penguar akuzat që vinin nga Shqipëria. Më duken shumë simpatikë liderë të Shqipërisë kur përmendin mbiemrat e serbëve. Dua t’ju them se këtë punë ne që e kemi jetuar këtu e njohim shumë më mirë sesa një tentim bajat i spektrit politik të Shqipërisë. Ndodh që kemi shumë folklorizëm, ngadalë zbret bëhet dramë dhe ajo mund të kthehet në tragjedi. Mund të jetë naivitet dhe mosnjohuri. Por jam politikan i vjetër. Naivët ngado që janë harrojnë që shërbimi sekret serb është i fuqishëm. Me shpifjet e tyre fatkeqësisht disa shqiptarë me naivitet dhe të tjerë agjentë të paguar të këtyre shërbimeve na sollën këtu. Kjo është shumë e komplikuar për shkak se agjenturat nuk operojnë me metoda të shekullit 19. Me lloj dramatizimet të panevojshme të të qenurit shqiptarëve, katolikë e myslimanë. Asnjë prej agjenturave prej Moskës në Beograd që brenda luftës në Kosovë nuk ka pasur struktura të tilla. Prej këtij momenti duhet të jemi më të kujdesshëm. Lidershipi në Kosovë duhet tu thotë strukturave të caktuara na keni ndihmuar shumë. Ta lemë pas nesh romantizmin dhe të fillojmë të gjithë bashkë të japim kontributin që Hashimi dhe shokët e tij të dalin faqebardhë”, tha Thaçi.

I pyetur nëse kjo që po ndodh është goditje për Kosovën, ai tha se një gjë është e sigurt se nuk është goditje individuale.

“Nuk është goditje individuale. nuk ka në ish Jugosllavi që të akuzohen funksionarë konkretë siç është zoti Thaçi. Të gjithë janë akuzuar pasi kanë humbur mbështetjen e popullit. Kjo s’është individuale, por politike. Plagos lidershipin kosovar në negociata e ardhshme me Serbinë”, tha ai.

Të fundit

Miratohet ligji! Njihen vitet e punës në kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore

Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, merr “OK”-in ligji për njohjen e viteve të punës në ish-kooperativa e ish-ndërmarrje shtetërore,...

1874 shqiptarë në listë për t’u dëbuar

1874 shqiptarë në listë për t’u dëbuar   Administrata e Donald Trump ka urdhëruar dëbimin e 1874 shqiptarëve që qëndrojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Deportimet...

SPAK jep lejen, Berisha niset për në Gjermani

  Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është nisur drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU-së, pas një ftese zyrtare si përfaqësues...

Horoskopi ditor / E shtunë 1 Shkurt 2025

Dashi Sot Hëna në Gaforre do të apelojë sërish për qetësi. Do të jenë ditë intensive dhe të tensionuara, sidomos për ata që duhet të...

Lajme të tjera

Web TV