A është i ftohti shkaktari kryesor i vdekjeve nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 8 nëntor bota regjistroi rastin e pesëdhjetë miliontë të Covid-19. Rreth 1.26 milionë viktima mendohet se janë shkaktuar nga virusi, megjithatë shifra e vërtetë mund të jetë dy ose tre herë më e lartë.

Pas një vere pak a shumë të ekuilibruar me rastet, vdekjet në Europë po rriten me shpejtësi. Vetëm gjatë javës së kaluar, kontinenti regjistroi 4,000 raste ditore fatale. Matanë Atlantikut, situata është gjithashtu duke u përkeqësuar, ku spitalet në SHBA po mbushen dhe vdekjet po shtohen.

Një situatë e kundërt paraqitet në hemisferën jugore, ku pandemia është ngadalësuar disi. Në Amerikën e Jugut, vdekjet kanë rënë me 60% që nga kulmi i tyre në fillim të shtatorit. Australia nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga Covid-19 prej 27 tetorit.

Duket se Covid-19 po ndjek ndryshimin e stinëve. Sëmundja shpërtheu për herë të parë në Kinë, dhe qendra u zhvendos me shpejtësi në perëndim drejt Italisë deri në fund të shkurtit. Pasi virusi u përhap në Amerikë në mars, epiqendra e virusit u përqëndrua përtej Atlantikut, përpara se të tërhiqej në jug në maj ndërsa shpërthimet u shfaqën në Amerikën Qendrore dhe Jugore. Që nga ekuinoksi i shtatorit, pandemia është zhvendosur në veri-lindje drejt Europës edhe një herë.

Lidhja mes Covid-19 dhe motit mbetet e diskutueshme. Mendohet se moti mund të ndikojë në transmetimin e virusit në dy mënyra. Së pari, ndikon në kushtet në të cilin virusi mbijeton dhe qëndron në ajër.

Së dyti, njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda, ku është më e lehtë përhapja e Covid-19. Viruse të tjerë si gripi apo ftohja e zakonshme, arrijnë kulmin gjatë dimrit, gjë që sugjeron se të njëjtën gjë mund të ndjekë dhe koronavirusi.

Lexo edhe :  Del nga shinat treni me 100 pasagjerë në Gjermani, viktima dhe të plagosur

Disa studime kanë treguar se transmetimi duket të bjerë ndërsa rritet temperatura dhe lagështia. Por raport i ri në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimit Mjedisor dhe Shëndetit Publik sugjeron që efekti është mesatar.

Pas kontrollit për një sërë faktorësh si lëvizjet dhe dendësia e popullsisë, studiuesit zbuluan se vetëm temperatura e ajrit kishte vetëm një efekt shumë të kufizuar në përhapjen e covid-19 në të gjithë botën. Dhe ai efekt i vogël duket se lind për shkak të ndikimit të motit në sjelljen e njerëzve, sesa në vetë virusin. /The Economist

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV