Edhe vdekjen e mori me të qeshur, batutat e Koço Devoles kur mësoi se ishte me leuçemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ikona e humorit shqiptar, Koço Devole ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare të dielën që lamë pas.

Ai po luftonte prej 18 ditësh me Covid-19, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua së fundmi, ndaj Devole u fut në intubim. Pasi tamponi i doli negativ, Devole u shtrua sërish në spital për shkak të rendimit nga leuçemia.

Teksa figura të njohura të politikës, kinematografisë e fushave të tjera shprehën ngushëllimet e sinqerta për familjen e aktorit, miku i tij i ngushtë prej vitesh, Mitro Cela, ka treguar një fragment me humoristin e ndjerë.

Ai ka shkruar për një moment të rëndë në jetën e Koços, kur mësoi se kishte leuçemi dhe as në këtë ditë të vështirë nuk e la pas humorin.

Kohë më parë Koçoja u shtrua në spital. Nga spitali, drekë tek “Tajvani”.

-Filip! Doktorët më fjalë zëmre më thanë: ke leuçemi. Të kanë mbetur tre ose katër vite jetë!

-Koço! Mjekë janë këta?! Nuk e ndajnë dot? Fikse si ta bëjë planin e shpenzimeve?!

-Do ta rregullojmë. Do shkoj në Amerikë…

Iku. Erdhi. Buzëgaz na tha:

-Mjekët amerikanë më dhanë ymër: tre vjet!

-Kjo po! Tani dëgjo Koço,-tha Filipi.- Shpenzimet e varrimit, drekën, transportin, më the të thashë, i ka Fiksi!

-Po të 40-tat?! Mua mi latë?!, tha Devole me humor siç tregon miku i tij Çela

Edhe në një moment të vështirë në jetën e tij, artisti i njohur nuk mund ta linte pa e kaluar me humor.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin....

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

Lajme të tjera

Web TV