Tragjike/ Djali i Koço Devoles: Iku nga kjo jetë në një shtëpi me qira, pasi besonte tek drejtësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i aktorit të ndjerë Koço Devole, Genci Devole u shpreh se artisti i njohur iku nga kjo jetë ne një shtëpi me qira, pasi besonte tek drejtësia

Në një prononcim për mediat gjatë homazheve për aktorin, ai thekson se Devole shprehej se një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë.

Genci tha se aktori ishte baba i mrekullueshëm dhe një prind i jashtëzakonshëm.

“Ishte një baba i mrekullueshëm. Një prind i jashtëzakonshëm, prind i përkryer. E adhurojnë mbesat dhe nipërit, bashkëshort i devotshëm. Vepra e tij…. më mungojnë fjalët. Një boshllëk i jashtëzakonshëm. Ai besonte se një artist, madje shprehej se një artist s’duhet të ngatërrohet me politikën që të kujtohet si i tillë.

Po i ngatërrove me politikën, do humbasësh vlerat. Iku nga kjo jetë ne një shtëpi me qira, pasi besonte tek drejtësia.Virtyti i kujt është kjo, drejtësia. Mund të jetë virtyt… i drejti mund të jetë. Mund ta quajmë budallallëk drejtësinë. Ai është i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij”, u shpreh Genci Devole.

Koço Devole u përcoll të martën në banesën e fundit, ndërkohë që familja mbajti homazhe private me miq e familjarë të afërt.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV