Nga vrasja e vajzës 9-muajshe tek arratisja nga burgu, arrestohet korçarja e rrezikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 46-vjeçare është arrestuar pas 23 vitesh në arrati dhe në kërkim nga autoritetet greke. Irena Kostaki, e njohur dhe me identitetin tjetër Irena Zeria, u arrestua në Devoll gjatë aksionit të koduar “arratia”.

46-vjeçarja është e dënuar me 20 vite burgim me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lamias në Greqi për vrasje me paramendim.

Më 28 Gusht 1995 në zonën e Diles në shtetin grek, Irena Kostaki vrau vajzën e saj 9-muajshe duke e mbytur me duar . Për këtë krim ajo u arrestua dhe u la në masën e sigurisë arrest në burg nga gjykata greke.

Por, më 5 Mars 1997, ajo u arratis nga qendra e paraburgimit të grave në Koridhalo. Që prej asaj kohe, 46-vjeçarja ka qenë në kërkim.

Policia thotë se Irena Kostaki është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ajo u arrestua falë informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e saj. Gjykata e Korçës caktoi ndaj Irena Kostakit masën e sigurisë arrest në burg për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias në Greqi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV