Tirana tjetër “ndëshkim” Iranit, mbyllet kolegji “Saadi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit ka mbyllur kolegjin “Saadi”, që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë. Vendimi, mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Nga dokumenti mësohet se pas mbylljes shkolla ka disa detyrime duke filluar që nga kthimi i pagesave për pjesën e mbetur të nxënësve dhe në pagimin e shpenzimeve të tyre për t’u regjistruar në një shkollë të re.

Dyshimet e para kanë të bëjnë me atë që mbyllja e kësaj shkolle, e cila mban emrin e një poeti iranian Saadi Shirazi erdhën për shkak të zhvillimeve më të fundit nga aktualitetit pasi vendi ynë shpalli “non grata” dy diplomatët iranianë në Tiranë, pak ditë më parë.

Një tezë e tillë është hedhur poshtë nga Ministria e Arsimit.

Diplomatët e shpallur si të padëshiruar janë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, ku njëri prej tyre ishte edhe drejtues i fondacionit “Saadi Shirazi”, që financon pikërisht shkollën në fjalë.

Shpallja “non grata” e diplomatëve iranianë, por edhe mbyllja e shkollës, që pason vendimin e parë, janë ndërmarrë pas tensioneve të forta mes Iranit dhe SHBA, teksa forcat ushtarake amerikane ekzekutuan gjeneralin iranian, Qassem Suleiman.

Mes replikave dhe kërcënimeve të shumta, pati deklarata kërcënuese edhe ndaj Shqipërisë nga liderët iranianë, për shkak të pranimit nga vendi ynë të muxhahedinëve iranianë, që konsiderohen si opozita më e egër kundër regjimit vendas.

Ndërkohë, sipas shkesës së firmosur nga Shahini, MAS detyron institucionin:

-Të kthejë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollit dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj tyre

-Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollorë që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar.

Lexo edhe :  Reshjet e shiut "mbulojnë" gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

-Të vërë në dispozicion të zyrës vendore të arsimit parauniversitar, Tiranë, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë urdhër.

-Të mbulojë të gjithë shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve në zbatim të këtij urdhri

-Të dorëzojë në zyrën vendore të arsimit parauniversitar Tiranë të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë e kryer.

-Një grup pune renda tre ditësh do të marrë masa për mbylljen e këtij institucioni si dhe  transferimin e nxënësve në institucione të tjera. Gjithashtu ky grup duhet të administrojë të gjithë dokumentacionin.

Të fundit

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Lajme të tjera

Web TV