Përplasja për masat anti-Covid/ Manastirliu-Berishës: ‘Doktor vdekja gënjen’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbajtja e maskave gjatë takimit me Komitetin Teknik të Ekspertëve ka përplasur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Berisha ka publikuar në Facebook, një foto nga mbledhja e Komitetit me ministren. Teksa e quan Manastirliun “ndrikull Hajnia”, ish-kryeministri thotë se në këtë takim nuk mbahet as maska dhe s’ruhet as distancimi social.

Ne zyrën e ndrikull Hajnisë ndalohet maska dhe distanca sociale?!?!”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

Menjëherë  ka reaguar ministrja Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Instagram, e quan Sali Berishën “Doktor Vdekja”. Sipas saj, fotoja e publikuar nga ish-kryeministri është e datës 8 mars 2020, kohë kur sapo kishte nisur pandemia.

Doktor Vdekja ka marrë një fotografi timen me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Siç mund të verifikohet kollaj në Instagram, fotografia është e datës 8 mars 2020.

Domethënë, është shkrepur në një ditë kur në Shqipëri nuk kishte as edhe një rast të konfirmuar me Covid-19. Doktor Vdekja, siç bën shpesh këto kohë, e ka marrë dhe e paraqet si fotografi të këtyre kohëve.

Është thjesht gënjeshtër. Respekt për punën e Komitetit të Ekspertëve. Neveri për Doktorin e Vdekjes dhe të gjithë adhuruesit e katastrofës”, shkruan ministrja e Shëndetësisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Le të bëjmë historinë!” Cristiano Ronaldo konfirmon të ardhmen

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me klubin Al Nassr, duke konfirmuar qëndrimin e tij në...

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e turizmi, ndërsa bujqësia dhe industria...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

Lajme të tjera

Web TV