Lëkundjet e tërmeteve u ndjen deri në Shqipëri, ekspertët maqedonas zbulojnë se çfarë i shkaktoi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut që prej ditës së djeshme është lëkundur nga tërmete të njëpasnjëshëm.

Tërmeti i parë u regjistrua rreth orës 04:56, me një shkallë rihter 5.1, lëkundjet e tij u ndjen deri në Shqipëri. Ndërkohë një tërmet tjetër me magnitudë 5 të shkallës rihter u regjistrua sërish rreth orës 15:25, epiqendra e tij ishte po në të njëjtin vend ku u regjistrua tërmeti i orëve të para të mëngjesit.

Në lidhje me këto lëkundje sizmike kanë reaguar edhe ekspertë të rëndësishëm në Maqedoni të cilët kanë shpjeguar arsyet se përse ndodhën këto tërmete.

Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike për Energjetikë, u shpreh se tërmetet janë shkaktuar nga mbushja dhe zbrazja e liqeneve, presioni i cili bën që pllakat të lëkunden.

Megjithëse nuk është një shpjegim i bindshëm shkencor, Oda Ekonomike për Energjetikë është e bindur se e ka gjetur shkakun e rënies së tërmetit.

“Arsyeja kryesore për tërmetet, mes të tjerash, është edhe mbushja dhe zbrazja e papritur e liqeneve. Njëra nga arsyet kur mbushen liqenet, vjen momenti kur për shkak të presionit, pllaka fillon të lëvizet gjatë një periudhe të caktuar dhe të shkaktojë lëvizje, respektivisht tërmete”, deklaroi Gjorgji Manaskov./R.G/Fjala.al

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV