Shtimi i rasteve, hapet shërbimi ditor i urgjencës për rastet Covid në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është hapur sot shërbimi ditor i urgjencës për rastet me koronavirus, në Gjirokastër.

Mësohet se një ambient i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme për rastet Covid u vjen në shërbim ditor rasteve të rënda të të prekurve, të cilët më pas nisen drejt Tiranës.

Parashikimet janë që në rast nevoje ky ambient do të transformohet në repart Covid. Nevoja ka lindur pas shtimit të rasteve me ritme të shpejta në Gjirokastër.

Sot një 35-vjeçare nga Lazarati u nis për trajtim të specializuar në Turqi, si pasojë e komplikimeve shëndetësore pas prekjes nga virusi Covid-19.

Mes të prekurve, disa prej të cilëve në kushte të rënduara, ka mjekë, personel shëndetësor, efektivë policie, punonjës administrate, ndërsa dy kopshte, një shkollë dhe 3 fasoneri janë mbyllur vetëm në qytetin e Gjirokastrës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Primaret në PD, Çupi: Mashtrim i Berishës, mbulesë false!

Analisti Frrok Çupi thotë se primaret e Partisë Demokratike, janë një mashtrim i Sali Berishës. Çupi u shpreh se primaret...

Rritet çmimi i kafes në lokale, ja kur pritet të nisë

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e...

Babai i Elon Musk kritikon publikisht të birin: Nuk ishte një baba i mirë

Errol Musk, babai i Elon Musk, ka kritikuar ashpër të birin dhe aftësitë e tij prindërore gjatë një intervistë në podcastin “Wide Awake”. Ai...

Pritjes i vjen fundi, prezantohen 10 skuderitë në prag të nisjes së sezonit të Formula 1

Kampionati i Formula 1 është në prag, ndërsa e marta ishte dita e ngrohjes së motorëve për të 10 skuaderitë që do të garojnë...

Çarja e digës së HEC Sasaj, KLSH: Institucionet përgjegjëse asnjë kontroll ndër vite

Çarja e digës së hidrocentralit të Sasajt në Bunec, ka ardhur si pasojë e mungesës së kontrolleve nga institucionet përgjegjëse. Në këtë përfundim ka...

Lajme të tjera

Web TV