Basha: S’kam qenë kurrë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UÇK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Lulzim Basha ka sqaruar përfundimisht rolin e tij gjatë luftës së Kosovës si hetues dhe anëtar i UNMIK e Tribunalit të Hagës.

I ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24, Basha garanton se nuk ka qenë kurrë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UÇK dhe luftëtarëve të saj.

Madje ai thekson se detyra si hetues që ka pasur ka qenë në skuadrën qe hetonte serbët dhe që çoi në prangosjen e Millosheviçit, por jo shqiptarët.

Tre detyra ka pasur sipas tij, Lulzim Basha, për 6 muaj në hetimin e krimeve serbe për spastrim etnik në Mitrovicën e Veriut, përgjegjës për një nga pesë zonat nën përgjegjësinë e KFOR ,dhe përgatitja e tranzicionit të pushtetut nag autoritetet e OKB tek ato të Kosovës siç ishte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Sa për Ramën, Basha thotë se ai riciklon gënjeshtra teksa e fton vetëm të shohë në Wikipedia se UNMIK nuk ka pasur as juridiksion në Shqipëri, për të cilën kryeministri e akuzon dhe s’mund të hetonte jashtë territorit të Kosovës.

”E para e punës që është një shpifje e plotë gjithçka është thënë në adresën time, kurrë s’kam qenë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UçK. Isha pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, dhe jam krenar për këtë.

Skuadrat ishin të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve s’mund të hetonte dhe shqiptarët.
Nuk kam bashkëpunuar prokurorin amerikan që po thoni, se s’ka qenë as prokurori, ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë.

Roli im në UNMIK ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve, në spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut. Jemi rrethuar në Gjykatë nga Rojet e Urës, paramilitarë serbë.

Kam punuar për 1 vite, si person përgjegjës në një nga pesë zonat nën KFOR. Dhe e fundit, përgatitja e tranzicionit të pushtetit, nga OKB tek autoritetet e Kosovës. Themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.

Gënjeshtër e fabrikuar trashë. Edi Rama në vend që të merrej me thashetheme, të shihte në Wikipedia që UNMIK nuk ka juridiksion në Shqipëri. Njëherë thonë që Basha ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, tani thonë që ka qenë zv/kryeministri i Maqedonisë.

Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës. ”- tha Basha.

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV