Spitali Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër ka sqaruar zyrtarisht vdekjen e 20-vjeçares Klea Muxhaj, e cila vdiq gjatë lindjes së foshnjës në maternitetin e qytetit.
Në një prononcim për mediat, spitali thotë se e reja ka patur komplikacione të rënda pas operacionit dhe me gjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.
“Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20-vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20-vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjën e saj shëndoshë e mirë.
Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen”, thuhet në reagimin zyrtar të spitalit.
E reja vdiq shtatzënë në orët e para të mëngjesit, ndërsa për fat të mirë foshnja është në gjendje të mirë për jetën./Bl.Ba/Fjala.al