Shifra të frikshme/ 1.064 të infektuar dhe 25 viktima në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 25 persona të vdekur nga COVID-19, ndërsa 1.064 të infektuar dhe 507 të shëruar, bazuar në raportin e Institutit të Shëndetit Publik që i referohet 3.096 testeve të bëra në 24 orët e fundit.

Viktimat janë: pesë në Kumanovë, katër në Veles, nga tre në Shkup dhe Tetovë, dy në Prilep dhe nga një në tetë qytete tjera. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur 1.263 persona, shumica prej të cilëve janë nga Shkupi.

Në mesin e të vdekurve është edhe Shukri Fazliu, mjek specialist, 49 vjeç nga Kumanova, i cili vdiq në Klinikën Infektive në Shkup pas përkeqësimit të gjendjes të shkaktuar nga COVID -19. Që nga paraqitja e pandemisë, në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19 jetën e kanë humbur 12 mjekë.

Sa i përket të infektuarve, sipas Institutit të Shëndetit Publik, Shkupi sërish mbetet qytetit me numrin më të lartë të të infektuarve, më 541 të diagnostikuar ditën e premte. Në Klinikën Infektive në Shkup dhe qendra tjera shëndetësore janë të shtruar mbi një mijë persona, shumica prej të cilëve janë në oksigjeno-terapi.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 44.898 persona, prej tyre 26.289 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 17.346 persona. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se pret që në dy javët e ardhshme, masat në fuqi për mbrojtje nga COVID-19 të japin efektet e para dhe numri i të infektuarve me COVID-19 të stabilizohet.

“Ne presim që në periudhën që kemi përpara, në dy javët e ardhshme, të shohim efektet e masave kufizuese. Ne presim që numri i pacientëve të diagnostikuar të stabilizohet dhe të ulet numri i të infektuarve”, tha Filipçe./REL

Lexo edhe :  "Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim". Ministri serb provokon hapur

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV