Moto GP/ Franko Morbideli më i shpejti në provat zyrtare, e shtuna ditë “jo” për “Suzuki”-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhgënjen piloti i “Suzuki”-t dhe pretendenti për titull, Joan Mir. Një tjetër ekskluzivitet i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar është edhe Kampionati Botëror i Motoçiklizmit, aty ku të dielën do të zhvillohet gara e parafundit e sezonit, ajo e Çmimit të Madh të Valencias.

Franko Morbideli do të niset i pari të dielën, pasi triumfoi të shtunën në provat zyrtare.
Do të jetë piloti i skuadrës kliente të “Jamaha”-s, “Petronas”-it, Franko Morbideli ai që do të niset i pari të dielën në Çmimin e Madh të Valencias në MotoGP, teksa kryesuesi i renditjes së përgjithshme të pilotëve, Joan Mir, nuk arriti të siguronte më tepër sesa vendi i 12-të, pas rivalit Fabio Kuartararo.

E shtuna ishte një ditë “jo” për skuadrën e “Suzuki”-t, pasi piloti tjetër dhe rivali tjetër për titull, Aleks Rins, do të niset nga vendi i 14-të të dielën.

Një shi i lehtë i përshëndeti garuesit në nisje të provave zyrtare, por, në një betejë të ethshme, Vinjalesi regjistroi një kohë të shpejtë me 1 minutë, 30 sekonda e 645 të mijëtat, por shpejt u parakalua nga Xhek Milleri i skuadrës kliente të “Dukati”-t, “Pramak”-ut, që e uli në 1 minutë, 30 sekonda e 287 të mijëtat.

Por as kjo kohë e mirë nuk mundi ta ndalte Franko Morbidelin të pilotonte “Jamaha”-n drejt një kohe prej 1 minutë, 30 sekonda e 191 të mijëtat.

Duke siguruar, për herë të dytë këtë sezon, nisjen nga vendi e parë në garën e së dielës me një epërsi prej vetëm 96 të mijëtat e sekondës. Krahas Morbidelit dhe Millerit, radhën e parë të nisjes do ta plotësojë Taka’aki i “LCR Honda”-s, ndërsa në radhën e dytë do të rreshtohen Johan Zarko, Pol Espargaro dhe Maverik Vinjales.

Lexo edhe :  Duka feston kualifikimin e Dinamos dhe Egnatias: “Arritje për futbollin shqiptar”

Rreshtin e 3-të do ta plotësojnë Aleiks Espargaro, Françesko Banjaja dhe Bred Binder, kurse 10-shen e të parëve do ta plotësojë Migel Oliveira.

l.m/fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV