Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur.
Ata janë: E. M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
A. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4, Durrës u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.
E. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.18, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.