Manastirliu: S’ka asnjë vend ku testimet ndalën valën e dytë të epidemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një komunikim për mediat ka bërë një përmbledhje të situatës së Covid-19 në vend, ku u ndal gjithashtu tek rritja e testimeve dhe financimi i testeve të shpejta.

“Nga qershori kur ne kishim fare pak raste të të prekurve, krahasuar me sot dhe ku totali i testimeve ka qenë 8883 testime, tetori është mbyllur me 39 mijë e 51 testime dhe vetëm në 13 ditët e para të nëntorit janë 24 mijë e 48 testime të kryera në sistemin tonë publik dhe 11 mijë e 380 të kryera për efekt të depistimit në sistemet jo publike në laboratorët e çertifikuar me metodën e PCR. Numri i testimeve është rritur nga nevoja dhe nga situata epidemiologjike”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës saj Ministrja tha se është bërë porosia për 300 mije teste të shpejta.

“Jemi të përgatitur për të financuar testet e shpejta. Është bërë porosia nëpërmjet instrumentit të Bashkimit Europian për 300 mijë teste të shpejta të anti-genit me financim të qeverisë shqiptare”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri dhe një pasqyrim të situatës epidemiologjike duke bërë dhe një krahasim me vendet e rajonit de iu ktheu përgjigje kritikëve.

“Shqipëria qëndron në një incidencë dyjavore për total 100 mijë banorë në 901 raste, krahasuar me mesataren e rajonit 1454 të prekur për 100 mijë banorë. Ashtu sikurse përsa i përket rasteve të fataliteteve që nëse do të bënim një vlerësim të fataliteteve për 1 milion banorë vendi ynë qëndron në 20.6 humbje jete. Dhe një krahasim të vendeve të rajonit, 31. 6 është mesatarja e vendeve të rajonit për fatalitete. 48.8 është mesatarja e Bashkimit Europian”, tha Manastirliu gjatë komunikimit të saj me publikun.

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV