Disa orë më parë bëri bujë një postim i presidentit Trump, i cili nënkuptonte se po e pranonte humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe fitoren e Joe Biden.
Përmes një postimi tjetër, Trump tha se “ai nuk ka pranuar asgjë“.
“Ai ka fituar vetëm në sytë e mediave që prodhojnë lajme të rreme. Nuk kam pranuar asgjë. Kemi një rrugë të gjatë përpara. Këto kanë qenë zgjedhje të manipuluara“, shkroi Trump.
Më herët përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai për herë të parë shkroi: “Ai fitoi, sepse zgjedhjet u manipuluan”.
Kjo ishte hera e parë që Trump përmendi fitoren e kundër kandidatit të tij, duke nxitur reagime se ky është një sinjal që ai po e pranon fitoren e Bidenit.
Pa.Va/Fjala.al