Reja: I lumtur me rezultatin, nuk jam plotësisht i kënaqur me lojën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka gjetur fitoren e saj të parë në 3 takime zyrtare që ka luajtur në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke mundur Kazakistanin 3-1, por lojtarët dhe trajneri Edoardo Reja janë shprehur të pakënaqur me gjendjen e tapetit, që ishte dukshëm i dëmtuar në ndeshjen e së dielës.

“Kur fitojmë jemi të lumtur, nuk jam plotësisht i kënaqur nga loja, – ka deklaruar italiani i stolit kuqezi. – E them se mund të bëjmë më shumë, edhe jashtë kësaj fushe kemi bërë mirë.”

“Nuk e di se çfarë ka ky stadium që nuk luajmë mirë, – ka vijuar ai. – Në Elbasan luajmë mirë, ka fushë më të mirë sesa këtu te ky stadium i bukur. E gjithë skuadra nuk arrin të shprehet maksimalisht për shkak të fushës. Lojtarët më janë ankuar, e kanë të vështirë të bëjnë 2-3 pasime radhazi. Ta mbyllim bukur dhe të fitojmë me Bjellorusinë, edhe nëse nuk bëjmë lojë të mirë. Stadiumi është i bukur, por terreni i tij ka pak vështirësi.”

Duke analizuar paraqitjen e kuqezinjve, 75-vjeçari pohoi vështirësitë që hasi skuadra e tij.

“Ata kishin një 5 minutësh të mirë në fillim, u dukëm sikur kishim rënë në gjumë”, – tha ai. – Pastaj bëmë 20 minuta të mira, por pësuam atë gol të çuditshëm. Kemi vuajtur shumë deri në fund të pjesës së parë, ishin të fortë fizikisht. Në mesfushë nuk po i përmbanim fort. Kishin diferenca dhe avantazh në goditjet standarte. Sidoqoftë, patëm raste me Hysajn dhe Uzunin.”

“Ishim 2-0, goli i pësuar na hapi probleme , – ka vijuar Reja. – E kishim nisur ndeshjen mirë, rikuperuam më pas. Nga minuta e 25-të ky gol na kushtëzoi. Ata morën shumë zemër. Skuadrat u hapën shumë në fushë, u krijua një diferencë mes lojtarëve. Nga pikëpamja fizike ata ishin superiorë, zgjodha në mesfushë lojtarë që e luanin mirë topin, për të pasur superioritet në mesin e fushës. Cikalleshin e njoh dhe na mungoi në ndeshjet e para. Është një lojtar që punon shumë në fazën ofensive dhe shënon.”

Lexo edhe :  Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

“E kam të vështirë të them kush ishte më i miri”, – ka theksuar trajneri i Kombëtares, i cili kërkon fitoren e 3-të radhazi në sfidën e radhës me bjellorusët. “Nuk ka 2 pa 3, – ka thënë ai, duke bërë një batutë. – Nuk do të vlente kjo fitorja, nëse nuk triumfojmë ndaj Bjellorusisë. Duhet të përgatitemi mirë se Bjellorusia është një skuadër shumë më e fortë fizikisht se Kazakistani, duhet të punojmë shumë për këtë ndeshje. Këto ndeshjet na kanë ndihmuar shumë.”

“Ka pasur shumë hapësirë për të rinjtë, Selahi, Kallaku, Doka, – ka deklaruar Reja. – Kemi aktivizuar dhe lojtarë të tjerë. Në fund fare do të nxjerrim konkluzionet. Edhe në këtë ndeshje do të vazhdojmë siç kemi bërë dhe më pas do të bëjmë vlerësimet. Kemi pasur debutues edhe si Broja, të cilët kanë nevojë për minuta, më pas do të bëjmë vlerësimet. Shpresoj të rikuperojmë Gjasulën. AI ka ardhur të premten me ekipin. I kërkova që të vinte medoemos.”

“Ka shumë pak dite me ne. Bëri një pjesë loje, sigurisht që me Bjellorusinë na duhet një lojtar i fortë si ai. Rikthehet Laçi, që ishte i s’kualifikuar, këto kemi zgjidhje nuk kemi të tjera”, – përfundoi trajneri i Kombëtares kuqezi.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“U dogj” herën e parë, Berisha vë mend: Do ta zbatoj masën “detyrim paraqitje”!

Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët këtë të shtunë, u pyet nëse do të paraqitet të hënë, duke...

“La Repubblica”: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera

Bllokimi i TikTok në Shqipëri ndryshon nga të gjitha rastet e tjera. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri...

Nuk dha leje për të dërguar ushtrinë në veri, komandanti i KFOR-it tregon arsyen

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Enriko Borduani, ka folur në një intervistë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit dhe për kërkesën e kryeministrit...

Nënë për herë të parë, balerina e njohur shqiptare zbulon gjininë e fëmijës

Isida Mollaymeri, balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka zbuluar vetë balerina përmes një postimi në “Instagram”. Momentin...

“Do të flas me Putinin”, Vuçiç: SHBA do të na vendosë sanksione në ekonomi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në mbledhjen e qeverisë tha se SHBA do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse ndaj industrisë së naftës të...

Lajme të tjera

Web TV