Vincenzo Del Monaco, kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vincenzo Del Monaco është kreu i ri i Prezencës së OSBE në Shqipëri. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Bernard Borchardt.

Përmes një postimi në faqen në Facebook, Prezenca e OSBE në vendin tonë na njeh edhe me jetëshkrimin e përfaqësuesit më të ri të OSBE në Shqipëri

“Ai ka shërbyer, për 23 vjet, në shërbimin diplomatik italian. Përpara se t’i bashkohej Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte ambasador i Italisë në Armeni dhe, më parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi. Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin; në Përfaqësinë e Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Ai u diplomua shkëlqyeshëm nga Universiteti “La Sapienza” i Romës; zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d’Administration.

Ambasadori Del Monaco mban titullin e Urdhrit të Meritës (Commendatore) të Republikës së Italisë, titullin Kalorës të Legjionit të Nderit francez dhe Urdhrin e Flamurit Malazez të rangut të dytë.

Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë”, thuhet në njoftimi e prezencës së OSBE./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Dhuna e idjotëve që po na i degdis djemtë matanë detit

Nga Leonard Veizi Me shumë gjasa, një 18-vjeçar nga Vlora, që punonte si kamarier - student, i qetë, i sjellshëm,...

Trafiku nga Kolumbia në Europë, grupi i drogës del para GJKKO-së

Gjashtë anëtarët e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës, që vepronte në vitet 2020-2021 mes Kolumbisë dhe Europës, kanë dalë sot, 27 korrik, në...

Pas zjarrit në Kaninë/ Pamje nga droni, zbulohen dëmet e shkaktuara

Pas shuarjes së flakëve në fshatin Kaninë, ditën e sotme janë filmuar pamje ajrore të realizuara me dron, të cilat tregojnë përmasat e dëmeve...

Pauza e luftimeve në Gaza/ Zhgënjimi i Rubios: SHBA duhet të ndryshojnë strategjinë

Ushtria izraelite njoftoi një ndërprerje ditore të operacioneve të saj në disa pjesë të Gazës dhe krijimin e korridoreve të reja të ndihmës, pas...

Ish-shefi i “Rrugores” i dhunoi kamerierin/Pronari i lokalit bën për spital Ardian Isufin

Policia ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjes së ndodhur në një bar në zonën e Skelës në Vlorë. Ish shefi i Rrugores...

Lajme të tjera

Web TV