SpaceX niset me sukses drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SpaceX, kompania e raketave e sipërmarrësit Elon Musk, nisi me sukses katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Ky është misioni i parë i NASA-s për dërgimin e një ekuipazhi në orbitë në bordin e një anije hapësinore private.

Kapsula “Crew Dragon” e firmës SpaceX u lëshua mbrëmjen e së dielës përmes raketës Falcon 9, nga Qendra Hapësinore Kennedy, në Cape Canaveral të Floridës.

Një udhëtim për t’u mbajtur mend,” tha astronaturi Mike Hopkins nga kapsula Crew Dragon rreth një orë pas lëshimit të raketës.

Për rreth 27 orë, Crew Dragon do të ngrihet gradualisht drejt orbitës përmes një serie manovrash duke synuar ankorimin në stacionin ndërkombëtar rreth orës 11 të mbrëmjes të së hënës, sipas orës së Uashingtonit.

Një rrjedhje ajri shkaktoi një rënie të papritur të presionit në kapsulë rreth dy orë para lëshimit, thanë zyrtarët e NASA-s. Por ajo u riparua me shpejtësi dhe anija u nis sipas planit.

Nisja drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, rreth 400 kilometra mbi Tokë, ishte planifikuar për të shtunën, por u shty si rezultat i motit të keq.

Nënpresidenti Mike Pence mori pjesë në lëshimin e SpaceX dhe tha paraprakisht se nën administratën e Presidentit Trump, Amerika kishe “ripërtërirë angazhimin për të udhëhequr eksplorimin e hapësirës nga njeriut”.

NASA e cilësoi lëshimin e djeshëm si misionin e saj të parë të plotë për të dërguar astronautë në hapësirë përmes një anije hapësinore të një kompanie private. Për prodhimin e anijes SpaceX u deshën 10 vite punë.

Një fluturim provë në muajin gusht nga SpaceX, dërgoi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe ktheu në tokë me sukses dy astronautë. Ky ishte misioni i parë me njerëz nga NASA që u nis nga toka amerikane në nëntë vjet. Programi i anijeve hapësinore të NASA-s mori fund në vitin 2011. Që nga ajo kohë, astronatutët amerikanë kanë udhëtuar në bordin e anijeve ruse Soyuz.

Lexo edhe :  A doni ta shikoni ëndrrën tuaj si një film? Inteligjenca Artificiale po e bën të mundur

Mes ekuipazhit të lëshuar mbrëmjen e së dielës nga Qendra Kennedy janë komandanti i fluturimit Mike Hopkin dhe dy astronautë nga NASA, piloti i misionit Victor Glover dhe mjekja Shanon Walker. Së bashku me ta është edhe astronauti japonez Soichi Noguchi, udhëtimi i tretë në hapësirë për të.

Kompania SpaceX drejtohet nga miliarderi Elon Musk i njohur për prodhimin e makinës elektrike Tesla./voa/

l.m/Fjala.al

Të fundit

Partizani-Sali Berisha, pse është procesi i shekullit?

Nga Ylli Pata Procesi penal që ka nisur sot ndaj dy herë presidentit të Republikës dhe dy herë kryeministrit të...

‘Sherifi i ri’ s’po lëviz, SPAK po e heton për 6 mln dollarët

NGA JAKIN MARENA Sali Berisha u mundua që lobimin me vlerën e ‘kripur’ prej 6 milionë dollarësh me një kompani amerikane ta paraqiste para...

Partia në pushtet në krizë/ Arrestohet ish numri dy i kryeministrit spanjoll

Cerdán dha dorëheqjen më parë këtë muaj pasi një gjykatës gjeti “dëshmi të forta” për përfshirjen e tij në marrjen e ryshfeteve nga kontrata...

1 në 14 qytetarë është komunist, partia kineze në pushtet arrin 100 milionë anëtarë

Për herë të parë në historinë e saj, Partia Komuniste e Kinës ka tejkaluar kufirin prej 100 milionë anëtarësh, sipas të dhënave të publikuara...

Trump me syze optike? Bota nuk e kishte këtë informacion për presidentin e SHBA

Presidenti Donald Trump u pa duke mbajtur syze leximi në autokolonën e tij gjatë fundjavës, një pamje e rrallë e presidentit i cili thuhet...

Lajme të tjera

Web TV