“Jam gati t’i përvishem punës”, ambasadorja amerikane flet për herë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës.”

Ky është mesazhi i parë dhe i shkurtër që Yuri Kim jep si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ambasadorja Kim mbërriti dje në vendin tonë, duke marrë detyrën e re. Ajo zëvendëson Donald Lu, ish-ambasador në Tiranë.

Kush është Yuri Kim?

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

Zonja Ambasadore, nga sot njerëzit në Shqipëri nisin e masin ndryshimin

Të fundit

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi...

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha gjuhësore, një nga pengesat më...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në...

Lajme të tjera

Web TV