“Konspiracionisti” Alfred Çako: Matësi elektronik i temperaturës mbledh informacion, vaksina ‘anti-covid’ do na ndryshojë ADN-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthimi i pandemisë së COVID-19 në të gjithë botën dhe zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti.

Botuesi, përkthyesi, gazetari dhe mbi të gjitha “konspracionisti” Alfred Çako sjell më tepër detaje rreth tyre, në një intervistë dhënë për gazetën “Fjala”.

Nga Aurela Xhika

Ndonëse shifrat e të infektuarve dhe viktimave, në vendin tonë dhe jo vetëm, kanë një trend në rritje, ju jeni skeptik sa i përket vertëtësisë së kësaj pandemie. Si e cilësoni ju Covid-19-ën?

Kjo është një plandemi, nuk është një pandemi, e studiuar në të gjitha detajet që këta të arrijnë në përfundimin e tyre diabolik, disa dimensional që është në radh të parë: heqja e shtresave të varfra të shoqërisë, pra zhdukja e tyre.

Kjo plandemi është më e keqe se një luftë, mund të quhet lufta e tretë botërore, do synohet që me disa procese njerëzimi të zbresë në një shkallë të madhe të përqindjes së vet, në numrin e atyre që do të ngelen gjallë.

Ata që do të ngelen gjallë do të mikroçipohen, pra do të kalojnë atë që quhet epoka trans-humane ose periudha e dytë e humanoidit.

Ata synojnë kthimin e njeriut ne robot, që do të jemi shumë më të aftë se tani, mendërisht dhe intelektualisht, por në fund të fundit do jemi robotë, me një klik mund të na fikin, ose mund të na komandojnë për të bërë veprime kriminale.

Mendoni se do të arrihet ky qëllim i tyre?

Unë mendoj që do të jetë një luiftë e madhe, midis Zotit që ka krijuar njeriun dhe të gjitha speciet e tjera dhe djallit që lufton me mjetet e shkencës.

Duke rënë në dorë të njerëzve psikopatë që e kontrollojnë atë nëpërmjet parave, shkenca po kthehet kundër njeriut.

Absolutisht, un nuk jam kundër shkencës, sepse e di që shkenca e ka çuar njeriun në këto nivele të larta, por kur shkenca bëhet armike e njeriut, atëherë është shumë e rrezikshme. Mendoj që këtë luftë do ta fitojë njeriu, nuk ka tiranë dhe diktatorë që ta ndalojë.

  1. Çako ju keni deklaruar se jeni kundër përdorimit të maskës, matjes së temperaturës në mënyrë elekronike si edhe testimit me anë të tamponëve. Pse ky qëndrim i juaji?

Ky nuk është gjë tjetër veçse një grip normal, ku tek disa persona kalon më lehtë se tek disa të tjerë, por nëqoftëse njerëzit tregohen të kujdesshëm dhe rrisin imunitetit e tyre me të gjitha mënyrat dhe vitaminat.

Nëpërmjet matjes së temperaturës në mënyrë elekronike ata vrasin syrin e tretë që ka njeriu, nëpërmjet kësaj matjeje ata mbledhin të gjithë informacionin e jetës sonë që ne shikojmë dhe dëgjojmë.

Këtë komunikim që ne mbajmë me krijuesin, që pas vdekjes shkon në formë frekuence, këta duan ta asgjësojnë, që Zoti të mos marrë asnjë informacion nga shpirtrat e tij se çfarë ndodh në tokë.

Lexo edhe :  Shqipëria gati të prekë ëndrrën BE?/ Ja çfarë thotë eksperti për çështjet e integrimit

Maska është simbol I skllavërisë që nuk të mbron, është edhe si një dënim që ti do ta heqësh maskës në momentin që do të vaksionohesh, ku nëpërmjet vaksinimit synojnë të ndryshojnë AND-në e njeriut .

Më habit si mund të jenë kaq injorantë njerëzit që rendin në spitale për të futur atë shkopinmnë hundë dhe kush të mburret i pari që mua më zuri korona.

Ju i keni kërkuar qeverisë që të futeni në spitalet e ngritura Covid , keni marrë një përgjigje prej tyre?

Un si një kundërshtar i të gjitha atyre që thotë qeveria, të na lejojë ne si lëvizje antivaksinë që të futemi në këto ambiente dhe ia bëjë prap sfidë, sepse thanë njëhërë që skam guxim të shkoj. Dua që të shkoj dhe të hyj edhe pa maskë në të gjitha pavionet dhe të verifikojmë çfarë ndodh aty brenda, meqënëse prokurorët nuk shkojnë të hetojnë.

Më herët ju këni parashikuar se do të ketë një lockdoën të dytë për vendin tonë . A do të kemi ne një izolim tjetër, duke patur parasysh që kufizimet e para kënë filluar?

Mendoj që mund të rriten oraret, mund të bëhet deri në orën 18 në mbremje dhe ky do të jetë deri në fillim të dhjetorit. Në dhjetor mendoj që do të lirohet pak, do kalohet dhe viti i ri normal. Pas datës 10 janar, këta do ta fusin të gjithë botën në një lockdoën shumë të egër dhe do të vazhdojnë të mashtrojnë me shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve.

Për të kaluar në pjesë e dytë të diskutimit, tek zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju keni thënë së Biden do të tërhiqet, i qëndroni ende këtij parashikimi?

Patjetër që i qëndroj. Un them që do të këtë një konflikt pasi të shpallet presidenti nga institucionet, pasi president nuk të bën media, por institucionet. Biden ka manipuluar zgjedhjet, nëpërmjet votimit elekronik. Nga informacionet qe stafi i Donald Trump ka nxjerrë, në Amerikë ka pasur abuzime edhe me fletët e votimit, disa qytetarë kanë votuar disa herë, madje këtë herë janë llogaritur edhe voto nga të vdekurit.

Shumica e analistëve e lidhin këtë numër të lartë të votova për Biden me keqmenaxhimin e pandemisë nga presidenti aktual Donal Trump. Mendoni se kjo gjë e ka penalizuar?

Jo, pandemia e Covid-19 nuk e ka penalizuar Donald Trump, kjo “humbje”e tij ka ardhur si pasojë e manipulimit të zgjedhjeve, sikurse e përmenda edhe më lart.

Do të dalë Trump fitues e zgjedhjeve të 3 nëntorit?

Un besoj që Trump do të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve dhe do të jetë Presidenti i 4 viteve të ardhshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Sulmet ndaj Robert Nofle për situatën me Parashqevinë/ Reagon bashkëshortja e tij

Pas komenteve negative në faqen e Akademisë së muzikës për fëmijë në Nju Jork, “Voice Academy” NYC, ndaj Robert Nolfe...

“New York Times” /Shqipëria mes destinacioneve mahnitëse për t’u vizituar në 2025

Eksperti i udhëtimeve, Simon Calder ka zbuluar destinacionet e fshehta evropiane “mahnitëse” për të vizituar në vitin 2025 – përpara se ato të pushtohen...

“S’kam qenë kurrë e dashuruar”, Tayna shuan kureshtjen mbi jetën private

Tayna ka cekur si rrallëherë jetën e saj private në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin. E ngacmuar disa herë nga Arbana edhe për tekstet...

Recitali i Parashqevi Simakut/ Martin Leka rrëfen si u zhgënjye nga biznesmenët që…

Martin Leka, ish-drejtor i Radio Tirana, në një lidhje me “Opinion” ka folur për kohën kur Parashqevi Simaku bëri recitalin e saj në Shqipëri. Leka...

Zgjedhjet e 2025/ Berisha i ankohet Këshillit të Diasporës për qeverinë dhe Sorosin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot (20 Dhjetor) Këshillin Koordinues të Diasporës, delegacion i drejtuar nga Mark Gjonaj. Ish-kryeministri i shpallur ‘non grata’ nga...

Lajme të tjera

Web TV