Djegia e bilbordit në Graçanicë, policia nis hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kishnicë, e cila gjendet në territorin e Komunës së Graçanicës, është djegur një bilbord me mbishkrimin “Liria ka Emër, UÇK”.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, komandanti i Stacionit të Policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviç.

“Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes dhe hetimet po vazhdojnë”, tha ai.

Kishnica që gjendet në magjistralen Prishtinë-Gjilan, është e banuar me shumicë shqiptare, mirëpo bën pjesë në territorin e Graçanicës, e cila është njëra ndër dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë. Kryetar i saj është Sërgjan Popoviq nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Popoviq më 16 nëntor kishte kërkuar heqjen e bilbordit “Liria ka emër, UÇK” në Kishnicë, pasi sipas tij, “banorët e Graçanicës ishin të shqetësuar”.

Popoviq pati thënë se “për incidentin e fundit ka biseduar me përfaqësuesit e policisë dhe se pas takimit raporti i policisë për këtë ngjarje do t’i dërgohet Ministrisë së Transportit, pasi ajo është pronare e tokës ku është vendosur bilbordi”.
Megjithatë, komandanti i Stacionit Policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, pohon se takimi me Popoviqin nuk ishte mbajtur, dhe as që ka pasur një kërkesë për takim të tillë.

Bilbordet me mbishkrimet “Liria ka Emër” janë vendosur në shumë pjesë të Kosovës, në kuadër të një fushate mbështetjeje ndaj ish-udhëheqësve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjenden në paraburgim në Hagë.

Në faqen e saj në Facebook, “Liria ka Emër”, thuhet se është nismë e një grupi vullnetmirë për të nisur një debat rreth historisë së re të Kosovës dhe nevojës së një kujtese kolektive gjithpërfshirëse në rrugëtimin e një krenarie kolektive në të ardhmen. Këtë nismë, sipas profilit të saj në Facebook, e përbëjne Burbuqe Berisha – regjisore, Eliza Hoxha – artiste dhe deputete e PDK-së, Fatmir Spahiu, aktor dhe regjisor, Festim Arifi – këngëtar, Ismail Tasholli – filozof dhe Visar Kryeziu – fotograf./rel/

Lexo edhe :  Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Trump

l.m/Fjala.al

Të fundit

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Nga Mero Baze Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm...

Britania e Madhe zbulon planin me 4 pika që do t’i paraqitet Trump për paqen në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas samitit me liderët europianë, tha se Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera do të hartojnë një plan...

Tjetër çift në BBV? Aldo shpreh ndienjat e tij ndaj banores simpatike

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke bisedua...

Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë se çduhet...

Spahiu sfidon Trump: A do të jetë i butë me Putinin si me Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e poshtëroi publikisht homologun e tij të Ukrainës, Zelensky. Ky është mendimi që ndan në analizën e tij...

Lajme të tjera

Web TV